Ivajlloja është vetëm 11 vjeç, por tashmë ka grumbulluar shumë përvojë muzikore, e cila shtohet me çdo një dekoratë të ardhshme. Duart e këtij djali “lëvrijnë” – thotë për të bullgari Vlladimir Vlladimirov, pedagog në piano në qytetin Madrid. Ivajlloja është virtuoz i madh i pianos, përveç kësaj kompozon muzikë për piano dhe violinë. Shumë pak fëmijë në këtë moshë luajnë preludet e Rahmaninovit, veprat e Bahut dhe etydet e Debussy. Pavarësisht nga mosha e tij e vogël, ai është një personalitet i hapur gjerësisht.
Ivajlloja është nxënës në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, në klasën e Emilia Kanevës. Ajo është një pedagoge e njohur, që ka formuar shumë pianistë të shkëlqyer bullgarë, mbajtës të shumë dekoratave në konkurse prestigjioze.
Para disa ditëve Ivajlloja u klasifikua në vendin e parë në garën ndërkombëtare “Shtellkunçik” /”Thyerësja e lajthive”/ për fëmijë deri më 14 vjeç. Konkursi televiziv është krijuar nga kanali televiziv rus “Kultura” gjatë vitit 2000 dhe që nga atëherë zhvillohet çdo vit. Sipas rregullores, fëmijët kalojnë nëpër tri rrethe. Vetë finali është me shoqërim të orkestrës, e cila sivjet është nën dirigjimin e Misha Damevit, i cili ishte dhe anëtar i jurisë. Ivajllo Vasilev ekzekutoi pjesën e tretë të Koncertit numër 12 në la major të Mocartit. Të njëjtën vepër ai do të ekzekutojë dhe gjatë muajit prill, bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.
Kryetari i jurisë në piano ishte pianisti i njohur rus dhe pedagog Dmitrij Bashkirov, kurse Ivajlloja ka qenë një nga finalistët më të vegjël. Dekorata e tij e mëparshme ishte gjatë vitit 2017 në edicionin e 7 të Konkursit Ndërkombëtar për Piano “Anna Artobolevskaja”/ një pianiste dhe pedagoge ruse/ në Moskë, ku përsëri fitoi vendin e parë. Atëherë bullgari i vogël interpretoi 8 vepra, kurse në koncertin përfundimtar e pushtoi publikun me “Lojëra fëmijërore” të Modest Musorgskit. E thirrën në bis dhe ai pati mundësinë të paraqesë interpretimin e vet të “Tokatina – kolazh” nga “Fletorja Polifonike” e Rodion Shçedrin. Në Moskë pianisti /atëherë 10 vjeç/ u njoh me “ 6 momente muzikore” të Rahmaninovit.
Bullgari i talentuar filloi të mësojë të katërtin prej tyre dhe e pëlqeu shumë. Pas kësaj u paraqit me të në konkursin De Bach au jazz /nga Bahu deri tek Xhazi/ në Greqi, në të cilin garojnë pianistë deri në moshën 25 vjeçe, por dekorata e madhe është një për të gjitha grupet e moshës. Dhe e fitoi Ivajlloja.
Në një nga librat e fundit të muzikës për shkollat bullgare Ivajlloja u tregon nxënësve të klasës së parë për pianon si instrument muzikor, kurse në variantin elektronik janë të përfshira interpretime të tij. Ai shpreson të hyjë në librat e muzikës dhe si kompozitor me disa nga veprat e tij – “Fshati”, “Skerco” e të tjera. Tanimë ka realizuar ëndrrën e tij të mund të luajë në sallën e kryeqytetit “Bullgaria”. Do të donte shumë që një ditë të arrijë dhe deri tek Royal Allbert Hall. Me paratë nga dekoratat dhe bursat të cilat i fiton, djali i talentuar mendon të blejë një pianoforte me bisht, që të mund të ekzekutojë muzikë dhe në shtëpi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..
Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..
Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në..