Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi – Kryeqyteti evropian i Kulturës

Kënga e veglave muzikore të drunjta tingëllon në Muzeun Etnografik në qytetin Plovdiv

Arritjet kulturore të qytetërimit evropian depërtuan në atdheun tonë të porsaçliruar dhe u mirëpritën nga bullgarët të etshëm për dije dhe përjetime të reja. Si lindi kultura e qyteteve – me hapjen e salloneve muzikore dhe me edukimin e shijes estetike, për të gjitha këto tregon ekspozita “Kënga e drurit” në Muzeun Etnografik të Plovdivit.

Magjia e gajdes, gadullkës (vegël tradicionale popullore bullgare, lloj qemaneje) dhe fyellit bullgar e kombinuar me bukurinë e instrumenteve klasike muzikore rikrijojnë botën shpirtërore të Bullgarisë pasçlirimit, sipas organizatorëve të ekspozitës, e cila është pjesë e aktiviteteve të nismës “Plovdivi – kryeqytet evropian i kulturës”. Deri në fund të muajit vizitorët do të kenë mundësi të njihen me disa prej eksponateve më të çmueshme të muzeut dhe nëpërmjet tyre do të mësojnë si në mjedisin e qytetit instrumentet tradicionale janë zëvendësuar me ato klasike, që kanë ardhur nga Evropa Perëndimore.

Një gadullkë shumë interesante nga fundi i shekullit të XIX gjen vend në ekspozitë – ajo është me drugdhendje, është bërë prej dru panje, ndërsa harku është prej dru mani – tregon dr. Biljana Popova nga Muzeu Rajonal Etnografik në Plodiv. – Ka qenë pronë e gjyshit Radi Haxhi nga fshati Vinica, i cili ka pasur arinj vallëzues për dëfrime. Në përgjithësi pronarët e arinjve vallëzues në të kaluarën kanë ruajtur dhe kanë përhapur traditën popullore të këngëve dhe muzikës. Arti i tyre ishte origjinal, ofronte atraksion për publikun, prandaj dhe instrumentet e tyre muzikore kanë qenë më të mëdha. Gadullkat me të cilat kanë luajtur janë më të mëdha se ato të zakonshme, sepse i kanë përdorur në shesh të hapur dhe tingulli i tyre duhej të ishte më i fortë dhe më i kthjellët."

Në muze pranë gajdes së parë të interpretuesit të njohur të këngës së Rodopeve Georgi Çilingirov mund të shihet harmoniumi i aktivistit rilindës Najden Gerov, si dhe instrumentet e tjera me tela, të importuara nga jashtë si kanoni, citra, cimbali krahas violinave të njohura.

Që në Bullgarinë e robëruar filloi të formohet shoqëria e re e qytetit, e cila ishte bartëse e një kulture tjetër dhe e shijeve të reja muzikore – vazhdon tregimin e saj dr. Biljana Popova. – Vendi ynë u hap drejt Evropës – shumë tregtarë dhe zanatçinj filluan të udhëtojnë, ata blenë nga shtetet perëndimore instrumente muzikore dhe hapën dyqane të veta muzikore. Ndërsa muzika evropiane depërtoi nëpërmjet emigrantëve, nëpërmjet misioneve të protestantëve me harmoniumet e tyre, nëpërmjet bullgarëve që kanë jetuar jashtë shtetit. Pas Çlirimit u kthyen dhe muzikantët me përgatitje profesionale dhe me ta erdhën dhe mjeshtërit e parë të instrumenteve muzikore klasike.

Në skenë dolën dhe solistë të jashtëzakonshëm bullgarë, që kanë marrë arsim në konservatorët perëndimorë dhe ata u bënë të ftuar të dëshiruar në sallat më prestigjioze nëpër botë. Ekspozita tregon për tre bullgarë: për Sasha Popovin – violinist të talentuar dhe dirigjent, themelues të Orkestrës Simfonike Mbretërore, paraardhëse të Filarmonisë së Sofjes; Vasko Abaxhievin – fëmijën “çudi” të violinës, të shpallur për “Paganinin e shekullit të XX”; Neda Ftiçevën – violiniste koncertuese dhe pas kësaj mësuese në Gjimnazin e vajzave në Sofje.

"Koncertet në vendin tonë jepeshin jo vetëm në sallat, por edhe në ballot – shton dr. Biljana Popova. – Në të kanë ekzekutuar si disa prej të ftuarve në ballo, ashtu dhe orkestrat klasike, duke ndjekur një program të rreptë. Kanë filluar me polonezë, ndjekur nga valsi dhe kuptohet kanë përfunduar me vallen bullgare. Në atë kohë nuk kishte mundësi që instrumentet klasike evropiane të depërtojnë më shpejt dhe për këtë arsye veglat tradicionale popullore kanë vazhduar të tingëllojnë krahas atyre moderne. Bile ka pasur orkestra në të cilat kanë përdorur gadullkën dhe violinën, si dhe instrumente të tjera të ngjashme."

Rikrijimi i dy dasmave – një të rajonit të Rodopeve dhe një të qytetit, me instrumentet karakteristike për to – kaba gajde dhe citra, tregojnë qartë kontrastin midis traditave dhe kulturës evropiane që depërtonte në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: ethnograph.info dhe BTA

Më shumë nga rubrika

Shenja nga e kaluara - çfarë tjetër nuk dimë për alfabetin glagolitik?

Një alfabet, një mesazh për Evropën dhe shumë hipoteza – shkrimi glagolitik është një çelës për trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. Me rastin e 1170-vjetorit të krijimit të tij, ne transferohemi pas në kohë dhe më saktësisht në shekullin e..

botuar më 25-05-25 6.55.PD

Rruga Kulturore e Kirill dhe Metodij zbulon një trashëgimi historike evropiane që përfshin më shumë se 11 shekuj

Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare kirillo-metodievske merr njohjen e radhës si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Kontinentit të..

botuar më 25-05-24 3.00.MD
Natalija Stajkova

Mësuesja Natalija Stajkova – Lufta jashtë vendit është të ruajmë gjuhën bullgare

Natalija Stajkova është mësuese e shkollës fillore. Ajo është nga ata mësues për të cilët puna me fëmijë nuk është vetëm një profesion, por një mision. Natalija Stajkova thotë se fëmijët i japin forcë dhe energji. Ajo investon tërë shpirtin dhe zemrën e..

botuar më 25-05-24 7.10.PD