Qendra shkencore e fëmijëve “Muzejko” është për vizitë në Plovdiv me ekspozitën e saj të re “Evrika”. Ajo do të jetë në qytetin e kodrave deri në fund të vitit 2019 që të njohë banorët dhe vizituesit e Kryeqytetit evropian të kulturës me shpikjet e shumta interesante dhe me sekretet e botës së shkencës.
Një pjesë e vogël e pyetjeve, të cilave ekspozita u jep përgjigje janë: kur është krijuar telefoni i parë, si është zbuluar televizori dhe çfarë përben fonoautografi – pajisja më e hershme të incizimit të zërit, që përfshinte një kon akustik, membranë dhe gjilpërë, e cila lëshonte zë pas prekjes së sipërfaqes së konit.
Instalimet intraaktive u japin mundësi të vegjëlve dhe të rriturve të imagjinojnë, të eksperimentojnë dhe të krijojnë atë, për të cilën gjithmonë kamë ëndërruar. Mikpritës i këtij udhëtimi nëpër botën e magjishme të shkencës dhe shpikjeve është Muzeu Historik Regjional në Plovdiv.
Foto: plovdiv2019.eu
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..