Cilat janë metodat efektive për mbrojtjen e konsumatorëve nga lajmet e rreme dhe a mund të fitojmë imunitet kundër tyre në shekullin e informacionit, në të cilin po jetojmë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e kërkoi diskutimi “A kanë rëndësi faktet? Keqinformimi si instrument në kohën e zgjedhjeve”, i cili u zhvillua në Sofje.
Gazetari Svetosllav Ivanov ishte në rolin e mikpritësit të ngjarjes, në të cilën shkëmbenin mendime ekspertë nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian dhe disa sipërmarrës të rinj nga Spanja, Britania e Madhe, Irlanda. Të rinjtë prezantuan idetë e tyre për luftimin e lajmeve të rreme dhe keqinformimit.
Një prej tyre – britaniku Sam Jeffers është autori i softuerit kureshtar, të krijuar pas referendumit për Brexit „Who targets me?“. Qëllimi i tij është që t’i ndalojë mesazhet e qëllimshme dhe reklamat gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Duke shkarkuar këtë program, konsumatorët mund të informohen në mënyrë më të mirë për kandidatët, të cilët përdorin mesazhe për propagandë dhe reklamë për t’i fituar votat e tyre në ditën zgjedhore.
Irlandezi Craig Dwyer, – bashkëthemeluesi i nismës për referendum transparent drejtoi vëmendjen e të pranishmëve tek referendumi për abortin në shtetin e tij të zhvilluar gjatë majit të vitit të kaluar, kur irlandezët votuan për liberalizimin e ligjit. Craig tha se ndryshe nga situata në radio dhe televizion, ku ekziston një kornizë rregullatore, rrjetet sociale nuk i nënshtrohen kontrollit dhe ato janë “Perëndimi i egër i fushatave”. Sipas tij problem është dhe fakti se ndikimi i tyre në rezultatet zgjedhore gjithmonë diskutohet postfaktum, kur situata nuk mund të ndryshohet dhe analistët vetëm mund të flasin dhe të krahasojnë rrethanat dhe pasojat.
Një prezantim interesant i lojës së përpunuar prej saj bëri spanjollja Marije Arentze. Ajo bëri kështu që publiku për disa minuta të fillojë të veprojë si një troll interneti. Sipas saj në se përdoruesit fillojnë të mendojnë në përputhje me shabllonet e shkrimtarëve të paguar në hapësirën virtuale, ata do të orientohen më mirë në vërtetësinë e lajmeve.
Në intervistë për Radio Bullgarinë Drejtori i Zyrës së Parlamentit Evropian tek ne Teodor Stojçev deklaroi se metodat efektive të luftimit të lajmeve të rreme duhet të bëhen pjesë e kulturës sonë të informimit. Në shekullin digjital, në të cilin po jetojmë është më lehtë të gjejmë dhe të krahasojmë pikëpamjet e ndryshme për çdo gjë që na intereson. Kështu do të mësohemi të gjejmë rrugën tonë drejt së vërtetës. Dhe sa u përket burimeve kryesore të lajmeve të rreme, Stojçev komentoi:
“Interneti u jep mundësi të panumërta personave keqdashës, të cilët dëshirojnë të shpërndajnë lajme të falsifikuara me qëllime të ndryshme. Për këtë arsye përpiqemi më shpesh të flasim për këto probleme duke treguar shembuj të ndryshëm – kështu konsumatorët do të fillojnë të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtra në mediat dhe vetë nuk do të shpërndajnë informacion të këtij lloji. Natyrisht ka edhe shtete, të cilat inkurajojnë praktika të tilla – prandaj është me rëndësi që ta rrisim kulturën tonë të përdorimit të mediave dhe internetit”.
Shembujt për praktika të tilla të mira dhe për arritje në luftimin e keqinformimit do të bëhen më të shumta me kalimin e kohës, sepse një zgjidhje efektive e këtij problemi botëror akoma nuk është gjetur. Parandalimi i keqinformimit do të vazhdojë të varet nga ne të gjithë, nga përpjekjet tona individuale, sepse rregullat evropiane dhe ndërkombëtare në këtë sferë, tani për tani kanë vetëm efekt të afatshkurtër.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..