Nga dita e parë e punës e vitit 2019 njerëzit, të cilët kanë dëshirë të marrin shtetësi bullgare, të ndërrojnë ose të rivendosin shtetësinë e tyre, mund të caktojnë datën dhe orën e paraqitjes së kërkesës dhe të zhvillimit të intervistës vetëm në rrugë elektronike nëpërmjet sistemit të automatizuar elektronik të Drejtorisë “Shtetësi Bullgare” të Ministrisë së Drejtësisë.
“Me sistemin e ri do të shkurtohet me pothuajse një vit afati për marrjen e shtetësisë bullgare, sepse deri tashti nga data e paraqitjes së dokumenteve deri në intervistë, kalonte më se një vit” – thekson Desisllava Ahlladova, Zëvendësministre e Drejtësisë:
“Ditën e paraqitjes së kërkesës në se të gjitha dokumentet e domosdoshme janë në rregull, realizohet edhe intervista me kandidatin. Kështu hiqet mundësia që njerëzit të presin në rreshta të gjata për të paraqitur dokumentet ose për të bërë intervistën. Edhe deri tani kandidatët për shtetësi bullgare kalonin përmes kësaj interviste, e cila përfshin pyetje si për njohjen e gjuhës bullgare, ashtu edhe për njohjen e strukturës së institucioneve shtetërore. Kjo është një mundësi për kontakt personal midis Ministrisë së Drejtësisë dhe kandidatit për shtetësi bullgare. Gjithashtu lehtësuam shtetasit nga paraqitja e disa dokumenteve, pasi për kandidatët u hoq një pjesë prej peshës administrative, pra vetë të paraqesin dëshmitë nga Ministria e Punëve të Brendshme për qëndrim të përhershëm ose afatgjatë në Bullgari, dokument për pagimin e kontributeve shtesë të sigurimit ose për mungesën e detyrimeve, certifikatë për lidhje martese e kështu me radhë. Për ato dokumente do të bëhet një verifikim zyrtar nga Drejtoria “Shtetësi Bullgare” pranë Ministrisë së Drejtësisë. Brenda ditës së parë të punës pas hyrjes së sistemit të ri u paraqitën 20 aplikacione për shtetësi bullgare. Ditët e tjera numri i tyre lëvizte nga 20 deri në 50 në ditë. Sistemi elektronik nuk lejon që nga një e-mail të bëhen disa rezervacione online. Mendojmë se në këtë mënyrë do të kufizohen mundësitë të bëhen disa rezervacione nga shoqatat e avokatëve dhe se nuk do të spekulohet me marrjen e shtetësisë bullgare.”
“Paraqitja e kërkesave në rrugë elektronike është një gjë e zakonshme në shekullin e 21-të. Krahas kësaj pritet që kjo të shkurtojë kohën e procedurës së dhënies së shtetësisë bullgare në bazë të prejardhjes bullgare” – është kategorik politologu Jusef Dakak:
“Ajo që më çudit është propozimi i ri, i cili diskutohet në Ministrinë e Drejtësisë, se kandidatët për shtetësi bullgare mbi bazë të prejardhjes duhet të punojnë në Bullgari. Kjo kërkesë vetvetiu është skandaloze. Në këtë mënyrë do të bllokohen qindra njerëz me prejardhje dhe ndërgjegje bullgare të marrin pasaporta bullgare. Të gjithë e dimë fatin e bashkatdhetarëve në Maqedoni, të bullgarëve në Besarabi. Gjëja më e vogël, të cilën mund të bëjë shteti bullgar për ata njerëz për të lehtësuar procedurën e marrjes së pasaportave bullgare është të respektojë ligjet e veta dhe afatet e parashikuara në to. Mendoj, se në radhë të parë Bullgaria duhet të sigurojë shtetësi mbi bazë të prejardhjes, mbi bazë të martesës dhe jo mbi bazën e procedurës për tërheqjen e investitorëve, sepse ata tekstualisht e blejnë shtetësinë. Shtetësia është një akt i lidhjes personale midis shtetasve të një vendi dhe vetë shtetit. Kur një lidhje e tillë personale mund të arrihet nëpërmjet pagimit, atëherë ajo shtrembërohet dhe kthehet në diçka tjetër."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..