E shumanshme është mjeshtëria e të kënduarit e Vanja Vëllkovës. Zëri i saj tingëllon nëpër podiumet e koncerteve, nëpër dasma dhe kudo ku këngët e saj nga krahina e Trakisë (Bullgari Jugore) mbledhin adhuruesit e saj. Si soliste e orkestrave të njohura dasmore “Kanarite” dhe “Mlladi trakijci” /trakët e rinj/, këngëtarja i gëzon çiftet e rinj me këngë të përshtatshme për ditën e tyre më të lumtur.
Vanja Vëllkova merr pjesë me shumë sukses dhe në koncerte nëpër vend. Mes shfaqjeve të saj të ardhshme është koncerti më 19 mars me titull “Folklori i tillë siç e bënë ata”, bashkë me Petër Rallçevin – fizarmonikë, Stojan Jankullov – bateri, Angjell Dimitrov – tambur, “Bogdan trio”. Ngjarja është pjesë e programit muzikor të nismës “Plovdiv – kryeqyteti Evropian i kulturës 2019”.
Rrënjët fisnore të Vanja Vëllkovës janë nga krahina e Dobruxhës. Prindërit e saj të cilët e kanë zbuluar talentin e këngëtares që në një moshë fare të vogël e inkurajojnë të vazhdojë arsimin e vet në Shkollën Kombëtare të Arteve Popullore “Filip Kutev” në qytetin Kotell (Bullgari Lindore). Vanja Vëllkova përfundon dhe Akademinë Muzikore në qytetin Plovdiv në degët këngë popullore dhe instrumente popullore – gëdullka (ky është një vegël tipike bullgare). Akoma në vitet e studimit ajo fiton dekoratat e para në konkurset “Ivan Georgjiev dhe “Me këngët e Vëllkana Stojanovës”, kurse si ekzekutuese në instrumentin gëdullka është mbajtëse e dekoratës së parë në konkursin “Janko Petrov”.
Gjatë vitit 2001 regjistron dhe incizimet e veta të para me Orkestrën për muzikë popullore të Radios Kombëtare. Ajo është dhe themeluesja e shkollës muzikore për këngë popullore për fëmijë në qytetin Rakovski. Vanja Vëllkova tregon momente emocionuese nga jeta e saj si këngëtare:
"Njeriu lind me talentin e vet. Familja zgjoi tek unë dashurinë ndaj folklorit. Qëkurse mbaj mend, nëna dhe babai im merrnin pjesë në grupe amatore. Babai im është me një qëndrim të posaçëm ndaj muzikës popullore. Ai ka parë tek unë talentin dhe dëshirën time të këndojë. Ai më përkrahu gjatë viteve që të mund të arrijë deri këtu ku jam. Kam qenë në moshën 4-5 vjeçe kur kam kënduar për herë të parë në skenë në fshatin Debrene, në rrethin e qytetit Varna dhe sot e kësaj dite nuk kam pushuar së kënduari. Në shkollën muzikore në qytetin Kotell e ndjeva veten si në shtëpinë time të lindjes. Më kujtohet sesa shumë kërkonte prej meje mësuesja ime në këngë zonja Sashka Çenkova. Kam pasur frikësime nëse do të jetë e kënaqur prej meje, nëse e përballoj situatën. Kurse me pedagogen time në lëndën e gëdullkës Veliçka Todorova nganjëherë muaj të tëra me radhe ekzekutoja të njëjtën gjë, derisa nuk u bë ashtu siç duhet. Sa e dobishme ka qenë ajo të cilën e kam mësuar aty! Në vitet studentore e kuptova, se ajo të cilën na e kanë dhënë si në shkollë, nuk kanë qenë thjesht mësime në lëndën e të kënduarit dhe të gëdullkës, por na kanë dhënë rrugën, drejtimin, në të cilin kemi nisur si njerëz të suksesshëm në muzikë me një dashuri dhe këmbëngulje të madhe. Jam e lumtur të jem në një skenë me muzikantët, nga të cilët kam mësuar. Ajo muzika, mund të prezantohet në çdo lloj skenash – në koncert, në dasmë, tubime, mejdane, parti private, jubile, bile dhe pa ndonjë arsye të posaçme. Në një moment çdo një interpretues, i cili do që të zhvillohet me muzikën e vet, duhet të krijojë stilin e tij personal. Unë arrita atë për të cilën ëndërroja. I jam shumë mirënjohëse Petër Rallçevit, Gjeorgji Janevit, Pejo Peevit, Nedjallko Nedjallkovit, Stojan Jankullovit. Nuk mund të përmend që të gjithë...
Shumë emocionuese ishte vizita ime në Amsterdam me grupin “Arifa”, të përbërë prej katër djemve nga shtet të ndryshme, të cilët jetojnë në Holandë. Morëm pjesë dhe tri gra – nga Irani, Kina dhe Bullgaria. Që të tria ekzekutojmë në instrumente me tela, tipike për shtetin përkatës. Prezantuam njëkohësisht në një mënyre interesante muzikën popullore të Bullgarisë, Kinës dhe Iranit, nën shoqërimin e grupit “Arifa”. Kishim koncerte në disa shtete, krijuam dhe albume."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..