Më 3 shkurt Filarmonia e Sofjes për herë të parë do të ekzekutojë nën drejtimin e Alfred Eschwé. Në programin e vet maestroja ka zgjedhur 3 vepra të krijuara në Vjenë – Uverturën ndaj “Dasmës së Figaros” nga Mocarti, Simfoninë numër 3 nga Betoveni dhe Simfoninë numër 8 “Të papërfunduar” të Franc Shubertit.
Dihet se opera e Mocartit është pranuar ftohtë në premierën e vet gjatë vitit 1786, por disa muaj më vonë, në Pragë ka pasur sukses të madh. Simfonia e tretë e Betovenit, e njohur nën emrin “Eroica” është krijuar gjatë vitit 1803 dhe në fillim i është kushtuar Napoleon Bonapartit. Një vit më vonë, kur Napoleoni është shpallur perandor, Betoveni me mërzitje e këput faqen e parë të partiturës dhe shkruan “Eroica”. Një fakt interesant nga biografitë e Betovenit dhe Shubertit – përfaqësuesi i fundit i shkollës klasike të Vjenës ka qenë idhull i vërtetë për Francin e ri, i cili ka mbetur në histori si romantiku i parë i Vjenës. Të dy ikin nga kjo botë me një vit diferencë midis tyre – Betoveni gjatë vitit 1827, kurse Shuberti , mezi 31 vjeç, vitin tjetër. Simfonia e tij numër 8 prej dy pjesëve konsiderohet si simfonia e parë romantike. Nuk është e ditur nëse është krijuar në variantin e njohur sot, ose kompozitori ka shkruar dhe pjesë të tjera, të humbura nga një shokë të cilit Shuberti i ka dhënë partiturën. Krijimi tingëllon në mënyrë të përfunduar dhe është mes veprave më të njohura për orkestër simfonike.
Zgjedhja e këtyre krijimeve me siguri nuk është i rastit. Dirigjent kryesor për shumë vjet me radhë të Volksoper Wien dhe dirigjent mysafir i përhershëm i Teatrit Operistik të Hamburgut, maestroja Eshve ka punuar me artistët më të mëdhenj të kohës sonë. Shumë i njohur është incizimi i “Eliksirit të Dashurisë” të Donicetit me pjesëmarrjen e Anna Netrebko dhe Rollando Villazon, si dhe pjesëmarrja e tij në shfaqjen e “Graf fon Ljuksemburg” të Leharit në Theater an der Wien. Ai dirigjoi ballon operistik të Vjenës gjatë viteve 2009 dhe 2010, si dhe ballot e Vjenës në Moskë nga viti 2003 e këtej.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës". Përveç një ngarkese të fuqishme energjie dhe një tingulli modern, kënga përcjell edhe një mesazh..
Një festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës". Nxënës nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” - interpretues të rinj të talentuar të muzikës popullore bullgare, do..
Aktorja dhe këngëtarja e re Violina Doceva është gati me këngën e saj të re "Kujtimi". Ajo shkroi tekstin dhe krijoi muzikën së bashku me Denis Popstoev, i cili është gjithashtu autori i aranzhimit. "Kujtimi" është një histori thellësisht personale..