Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alfabetizmi mediatik duhet të bëhet pjesë e tërë procesit arsimor

Për të dytën herë me radhë Koalicioni për Alfabetizmin Mediatik organizon një fushatë të lidhur me sigurinë e fëmijëve në hapësirën digjitale dhe mediatike. Ditët e Alfabetizmit Mediatik 2019 (4 shkurt – 10 mars) i janë kushtuar informacionit të rremë nëpërmjet iniciativave dhe trajnimeve të posaçme, të cilat ta formojnë të menduarin kritik ndër nxënësit e gjimnazit dhe ndër studentët në degën e gazetarisë.

Në procesin e arsimimit mediatik, në kuadrin e fushatës, janë përfshirë edhe prindërit. Në saje të një akademie speciale për prindërit, ata do të kuptojnë për shembull se si t’i mësojnë fëmijët për ta përdorur internetin dhe cila është mosha më e përshtatshme për këtë. Çdo një pjesëmarrës do të mund të mësojë se si krijohet hapësira e sigurt në internet dhe çfarë masash parandaluese duhet të marrë para se ta lërë fëmijën e vet në botën virtuale. Vullnetarët nga Kryqi i Kuq bashkë me ekspertët nga Qendra për Internet të Sigurt do ta përgatitin një video “5 fakte për gënjeshtrën”, që do të përhapet në rrjetet sociale. Programi interaktiv përfshin dhe konkurse të ndryshme, të cilat e drejtojnë vëmendjen ndaj temës kryesore – kontrolli i fakteve dhe i burimeve të tyre.

Çdonjëri mund ta seleksionojë informacionin, në qoftë se është mësuar të ketë vështrim kritik – thotë Kristina Hristova, koordinatore e Koalicionit për Alfabetizmin Mediatik. – Fëmijët janë kaq të prirë, sa edhe të rriturit. Është me rëndësi që të jenë mësuar për të menduar mbi informacionin e përdorur, ashtu siç do të mendonin për rrobat me të cilat do të vishen, ushqimin ose teknikën që blejnë. Kështu siç duan të dinë nga ku kanë ardhur mallrat dhe kush është prodhuesi i tyre, ashtu duhet të interesohen edhe për burimin e informacionit. Sipas Kristina Hristovës në programet arsimore nuk i është kushtuar vëmendje të mjaftueshme formimit të të menduarit kritik. Pikërisht për këtë shkak qëllimi i Koalicionit për Alfabetizmin Mediatik është që t’i bashkojë ekspertët e ndryshëm, të cilët me dituritë dhe përvojën e tyre të marrin pjesë në përpunimin e metodikave, të cilat pas kësaj të ofrohen në Ministrinë e Arsimit.

Tema e lajmeve të rreme bëhet gjithnjë e më aktuale në plan botëror, ndërsa në hapësirën e internetit fëmijët janë tepër të prekshëm, sidomos në qoftë se nuk disponojnë dituri elementare për të lundruar në oqeanin virtual të informacionit. Sipas të dhënave të UNICEF-it 87 për qind e fëmijëve bullgarë lundrojnë rregullisht në hapësirën e internetit, prandaj Koalicioni shpreson se alfabetizmi mediatik duhet të bëhet pjesë e procesit arsimor jo si një lëndë e veçantë mësimore, por si një instrument suplementar në të gjitha lëndët mësimore.

Kjo është një mundësi për analizë kritike të informacionit, për përdorimit të saj dhe të parandalimit të rreziqeve në internet. Të gjitha këto elemente duhet të shqyrtohen vazhdimisht” – është kategorike Kristina Kristova.

Ndërsa rreziqet në internet dihen që prej shumë kohe. Vetëm gjatë vitit 2016 dhe 2017 sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit u regjistruan 8000 raste të torturës në shkollë. Rastet e torturës në internet gjatë vitit 2016 janë 38 për qind, që sipas Ministrisë është në “kërcim” i madh me 25 për qind në krahasim me vitin 2010.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: gramoten.li



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD