Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019

Plovdivi dhe Matera po përgatitin një festival të përbashkët kinematografik

Plovdivi dhe Matera – dy kryeqytete evropiane të kulturës me histori të lashtë, u drejtohen traditave, duke kërkuar në të kaluarën ngjashmëri mes tyre . Ndërkaq, ato i hedhin shikim së tanishmes dhe së ardhmes, që të njihen dhe pasurohen njëri tjetrin nëpërmjet gjuhës së artit.

СнимкаKur para dy vitesh regjisorja Milena Këneva ishte e pranishme në një prej festivaleve në qytezën italiane Matera, ajo dëgjoi një histori interesante për grurin, me të cilin në të kaluarën kanë gatuar bukë të mrekullueshme. Atëherë ajo vendosi të tregojë për speltën – kulturë e lashtë drithi nga lugina trake bullgare. Kështu nga gruri i cili u ka siguruar ushqim popujve antikë në trojet e Plovdivit dhe të Materës dhe nga legjendat për bukën e shijshme, lindi ideja për dy projekte të përbashkëta. Njëri prej tyre është festivali kinematografik “Mestiere Cinema”, i cili do të tregojë për “zanatet” e ndryshme në kinema. Edicioni i tij i parë do të zhvillohet sivjet në dy qytetet.

Në Matera ka një drithë antik, me të cilin e kanë gatuar bukën më të shijshme – thotë Milena Këneva. – Mirëpo, ai ishte harruar dekada me radhë, që të rizbulohet nga senatori Rafaele Capelli dhe e ka emrin Senatore Capelli për nder të tij. Në këtë mënyrë në Matera filluan ta gatuajnë përsëri bukën tradicionale, e cila u shpall trashëgimi kulturore e UNESKO-s.

Kur e dëgjova këtë histori, unë tregova për grurin e lashtë bullgar “speltë”, të zbuluar në një varrezë trake. Në bazë të këtyre dy ideve vendosëm të krijojmë një projekt të përbashkët me ekspozita dhe spektakle teatrale. Njëra prej tyre “Kënga për bukën” paraqitet në Sofje, duke e rikrijuar legjendën për bukën e Materës. Sipas besimeve popullore një vajzë – jetime, ka kënduar, duke e gatuar bukën, ndërsa gratë kanë kaluar nën dritaren e saj, që t’i thithë edhe brumi i tyre vibracionet e këngës. Në shfaqje u përfshinë gjyshet e Vakarelit (një fshat që ndodhet rreth 35 km larg Sofjes), të cilët kënduan këngët tipike të krahinës së tyre, duke e gatuar bukën. Kështu lindi edhe ideja për festivalin kinematografik – me ndihmën e bukës së përgatitur nga guri italian dhe spelta bullgare.

“Kënga për bukën”

Ideja e festivalit është që t’i kushtojë vëmendje çdo një veprimtarie në kinema, pa kontributin e së cilës nuk mund të mbarohet asnjë film.

Festivali do t’u kushtohet profesioneve në kinema – shton regjisorja. – Edicioni i tij i parë do të tregojë për muzikën filmore, sepse edhe në traditën italiane, edhe në atë bullgare ka muzikantë jashtëzakonisht të talentuar. Kur të bëhet fjalë për kinemanë, zakonisht flasim për yjet – aktorët dhe regjisorët, por në fakt punojnë shumë edhe skenaristët, edhe operatorët, edhe montazhierët, të cilët shpeshherë mbeten në plan të prapme. Mirëpo, këto janë profesione të rëndësishme, sepse krijimi i filmit është një art kolektiv.

Nga ana italiane do të paraqiten vepra të xhiruara në Bazilikë – rajoni, ku ndodhet Matera, ose me pjesëmarrjen e krijuesve vendas. Në fakt vetë qyteti rikujton një shesh gjigant filmor me shtëpitë e tij shpellore dhe shtigjet dhe shkallët dredhuese. Nuk është e rastit se qyteti u zgjodh nga Mel Gibson për dekorin e filmit “The Passion of the Christ”.

Do të prezantojmë filma bullgarë, të paparaqitur deri tani në Itali, por ende nuk mund të them titujt e tyre, sepse aktualisht jemi në proces të seleksionimit të tyre – thotë gjithashtu Milena Këneva. – Përveç kësaj do të çojmë kompozitorë bullgarë në Matera dhe përkatësisht do të mirëpresim kompozitorë italianë në Plovdiv, që të realizojmë në këtë mënyrë një këmbim të vërtetë. Për fat të mirë festivali nuk do të ketë karakter garues, prandaj nuk jemi të detyruar të zgjedhim produkte të reja. Kështu qe publikut italian, si dhe publikut evropian në qytet do t’i paraqitim më tepër një tregim kinematografik për më të mirën në kinemanë tonë gjatë disa viteve të fundit.

Në saje të aktiviteteve të rëndësishme në programet e veta dy kryeqytetet evropiane të kulturës tërheqin turistë nga mbarë bota. Një prej tyre do të jetë koncerti me muzikë filmore i interpretuar në skenën e Teatrit Antik në Plovdiv nga Filarmonia e Qytetit, në kuadrin e festivalit bullgaro-italian Mestiere Cinema.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD