Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Maqedonia nënshkroi Protokollin për aderimin në NATO

Foto: BGNES

Maqedonia tashmë është një hap para anëtarësimit në NATO. Më 6 shkurt Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikola Dimitrov dhe ambasadorët e vendeve-anëtare nënshkruan Protokollin për aderimin e vendit në Aleancë. Sekretari i përgjithshëm i Paktit Jens Stoltenberg e quajti ngjarjen “historike” dhe theksoi rëndësinë e marrëveshjes së arritur midis Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, marrëveshje kjo që kontribuoi për nënshkrimin e Protokollit në fjalë. Ai nënvizoi se ky është fillimi i procesit të ratifikimit. Z. Stoltenberg shprehu shpresë se Maqedonia së shpejti do të bëhet anëtare me të drejta të plota, duke i bërë për këtë qëllim reformat e domosdoshme. Në një fjalim emocional Nikola Dimitrov spikati përkrahjen e vendit të tij nga ana e Bullgarisë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.


Protesta antiqeveritare në masë në Serbi

Foto: BGNES

Të premten e kaluar në mbrëmje u zhvilluan protesta në një sërë qytetesh në Serbi për të dhjetën javë me radhë. Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë në vend. Aksionet kaluan me moton “Një nga pesë milionë”. Ky slogan u përhap pasi Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk do të lejojë marrjen e paligjshme të pushtetit, madje protestuesit të jenë 5 milionë. Në Novi Sad protestuesit bënë thirrje për liri të mediave.


SHBA-të u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve

Ambasadori Kyle Scott dhe Philip Kosnett / Foto:  xk.usembassy.gov

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Kyle Scott dhe ai në Kosovë Philip Kosnett bënë thirrje në një artikull të përbashkët në media për kthimin e Serbisë dhe Kosovës në tryezën e bisedimeve. “Afro dy dekada pas konfliktit mes serbëve dhe shqiptarëve, i cili çoi në intervencionin ushtarak perëndimor dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, të dyja vendet duhet t’i zgjidhin kundërshtimet e veta, të cilat i vështirësojnë në zhvillimin e tyre ekonomik dhe politik”, janë të mendimit diplomatët amerikanë. Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës janë bllokuar tashmë disa muaj. Serbia refuzon ta rifillojë dialogun me Kosovën, dialog ky që zhvillohet me ndërmjetësinë e BE-së, derisa Prishtina nuk anulon taksat doganore prej 100 për qind për mallrat serbe. Presidenti Hashim Thaçi ngul këmbë për anulimin e tyre, por Kryeministri Ramush Haradinaj i kundërvihet kësaj ideje.


Greqia dhe Turqia do të kërkojnë zgjidhje të kundërshtimeve të tyre shumëvjeçare

Foto: BGNES

Kryeministri grek Aleksis Tsipras shkoi për një vizitë dyditore në Turqi në sfondin e marrëdhënieve të ashpërsuara bilaterale. Në Ankara ai u prit nga Presidenti turk Recep Erdogan. Të dy shqyrtuan temën e Qipros së ndarë. Para kësaj në vitin 2017 kishte një provë për zgjidhjen e Çështjes së Qipros mes Ankarasë dhe Athinës, por atëherë bisedimet u rrëzuan. Çështje të tjera të lidhura me zgjidhjen e marrëdhënieve dypalëshe janë bashkëpunimi në sferën e energjisë, fluksi i refugjatëve, shkeljet e ndërsjella në hapësirën ajrore dhe kërkesa e Turqisë që autoritetet greke të kthejnë tetë ushtarakë të arratisur pas provës për grusht shteti. “Një vizitë nuk mund t’i zgjidhë të gjitha këto probleme, por ajo të paktën është fillimi i një dialogu”, komentoi para BNR-së profesori universitar Zuhal Uzuner. Të dyja palat kanë shprehur dëshirë për t’i përmirësuar marrëdhëniet e tyre dhe të përgatitin një hartë rrugore të zgjidhjes së çështjeve të diskutueshme mes tyre.


Liderët e dy bashkësive qipriotë u morën vesh për takim gjatë shkurtit

Foto: BGNES

Presidenti i Qipros Nikos Anastasiadis dhe lideri i turqve qipriotë Mustafa Akinci do të zhvillojnë një takim joformal më 26 shkurt në rezidencën e përfaqësueses së posaçme të OKB-së në Qipro Elizabeth Spehar, e cila ndodhet në zonën e buferit. Deri tani problemi kryesor gjatë bisedimeve mes dy vendeve mbetet çështja për pronësinë dhe kompensimet për grekët qipriotë, të cilët ishin detyruar të iknin, duke i braktisur shtëpitë e tyre gjatë vitit 1974 pas intervencionit turk në ishull.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD