Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bajrakli Xhamia në Samokov është ndërtuar nga mjeshtër bullgarë

Zbukurimet murale e bëjnë monumentin unikal

Historia e Samokivit është e pasur, gjë për të cilën dëshmojnë edhe objektet e shumta, të cilat tërheqin mijëra turistë. Që nga krijimi i vet gjatë Mesjetës qyteti u formua si një qendër multikulturore, ku bashkëjetonin fe të ndryshme. Këtë e ripohon edhe Bajrakli Xhamia, e cila ruhet edhe sot e kësaj dite. Ajo është shpallur monument i kulturës me rëndësi të madhe kombëtare. Supozohet se është ndërtuar rreth vitit 1845 me kërkesë të Mehmed Hysref Pashait.

Drejtori i Muzeut Historik në qytet Veselin Haxhiangellov na shpjegoi se dokumentet e vetme të ruajtura për ndërtimin e xhamisë janë në arkivin e një prej zografëve – Hristo Joveviç. Ndër dokumentet “ka disa projekte origjinale për dekorimet murale. Xhamia mund të shihet në materiale fotografike dhe kartolina postare nga fundi i shekullit XIX”, shton z. Haxhiangellov. Arkitektura e saj nuk është më e ndryshme nga ajo e xhamive të tjera të ndërtuara në po këtë periudhë – ka sallë për lutje me plan katror, të orientuar në juglindje ndaj qyteteve të shenjta Meka dhe Medina, me kamare të veçantë për lutje – mihrab.

Bashkëbiseduesi ynë shtoi se “nga pikëpamja e teknikës ndërtimore është dukshëm se xhamia është vepër e mjeshtërve bullgarë” dhe është i bindur se zbukurimet murale “e bëjnë monumentin unikal”.

Ndërtuesit kanë lënë një gjurmë të thellë. Gjatë viteve 70 u bë restaurim nga një prej specialistëve më të mirë në këtë fushë, Georgi Bellstojnev nga qyteti Samokov. Gjatë punës u zbuluan dy grafitë në suvanë prej llaçi të murit. Në qoshen juglindore është bërë plan i një kishe, e cila ngjan me atë në Manastirin e Rillës. Ka shumë studies, ndër të cilat ekspertja e artit Anna Roshkovska, të cilët mendojnë se mjeshtërit, të cilët kanë ndërtuar Manastirin e Rillës pas djegies së tij të fundit, janë të njëjtët, të cilët e kanë ndërtuar edhe Bajrakli Xhaminë. Grafiti tjetër është në qoshen veriperëndimore, ku janë shkruar emrat – Ivan, Risto dhe Kosta. Ata përputhen me tre zografët aktivë të asaj kohe – Ivan Ikonopisec (Ivani-Zografi i Ikonave), Hristo Joveviç dhe Kosta Valjov. Kështu qe është absolutisht e mundur që pikërisht ata të jenë zografët, të cilët e kanë bërë dekorimin e pasur të xhamisë.”

Me sa stili i pikturimit specifik të artit të krishterë ka ndikuar mbi pikturimin e xhamisë? Ja përgjigja e Veselin Haxhinikollovit:

“Pikërisht kjo e dallon këtë monument nga të gjitha të tjerat. Një prej zbukurimeve tipike myslimane të xhamive janë të ashtuquajturat “tugra” (vulat e sulltanit me ornamente kaligrafike – sh.a), nënshkrimet e sulltanit, tekstet e koranit, figurat gjeometrike. Në këtë xhami dekorimi është bujar, diçka karakteristike për ornamentikën e Barokut të godinave publike në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ka kryqe të fshehura në një mënyrë origjinale me elemente bimore, gjë që gjithashtu dëshmon për prejardhjen e krishterë të zografëve. Bën përshtypje ylli hebraik i kupolës. Pikturimi i tij në një tempull mysliman shpjegohet me faktin se ky simbol solar është i njohur që nga agimi i njerëzimit dhe është vendosur në godina të ndryshme kulti. Kështu qe nuk ka lidhje të fshehtë mes judaizmit dhe myslimanizmit.”

A mund të flitet për një shije të përbashkët artistike në fe dhe më konkretisht në krishterim dhe në fenë myslimane?

Po, mund të flitet – thotë historiani Veselin Haxhiangellov. – Në këtë epokë të vonshme osmane kufijtë kanë qenë të hapur dhe njerëzit kanë pasur mundësinë të udhëtojnë jashtë kufijve të Perandorisë. Kontaktet dhe marrëdhëniet kulturore me shtetet më të pasura të krishtera kanë ndikuar në art. Kur Mehmed Hysref Pashai erdhi për inaugurimin e xhamisë, zyrtarët e lartë myslimanë ishin befasuar dhe zemëruar për shkak të zbukurimit, sepse ai nuk u përgjigjej përfytyrimeve të tyre për pikturimin e një tempulli fetar. Ata këmbëngulën për asgjësimin e dekorimit, sepse e kishin bërë njerëz të pafe, të krishterë dhe ai kishte karakter laik. Mirëpo, bukuria e pikturave i kishte bërë një përshtypje shumë të madhe Mehmed Hysref Pashait – njeri me arsim të lartë dhe karrierë diplomatike dhe ushtarake, dhe ai e refuzoi këtë kategorikisht. Ishte bërë vetëm një kompromis – të suvatohet kamara e lutjes, mihrabi, me piktura xhamish nga Meka dhe Medina – një afresk i zbuluar gjatë restaurimit. Kështu qe ka trashëgueshmëri. Le të mos harrojmë se në shtëpitë më të pasura edhe të myslimanëve, edhe të krishterëve ka pasur traditë të dekorohet me shumë ornamente.”

Pas restaurimit të Bajrakli Xhamisë u mor vendim që ajo të shndërrohet në një hapësirë, ku “të eksponohet trashëgimia kulturore osmane, sepse nuk duhet të harrojmë se ajo luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën dhe kulturën e Bullgarisë”, tha në përfundim Veselin Haxhiangellov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: bg.wikipedia.org, samokov.info, bgglobe.net



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD