“Midis Ogurziut dhe Golgotës” – kështu e ka titulluar ekspozitën e vet Boris Gondov /i lindur gjatë vitit 1935/, i cili tregon në galerinë e kryeqytetit “Kontrast” veprat e veta, të krijuara gjatë vitit 2018.
“Një mjeshtër i shprehisë estetike plastike, pavarësisht se me çfarë materiali dhe se cilën temë punon, Boris Gondov është interesant dhe i tërheqës me shprehjen e tij të përmbajtur”, thotë specialistja në fushën e artit profesoresha Aksinija Xhurova në lidhje me ekspozitën, “në të cilën një nga skulptorët më të mirë të brezit të vet sikurse e mbyll rrethin e kërkimeve të veta. Plastikët e treguara në ekspozitë zbulojnë disa nga anët më tërheqëse të artit të tij, në të cilin gjithmonë ka fluturim, bile engjëlli i rënë është i paraqitur duke fluturuar”.
Ekspozita përfshin mbi 20 plastika të përsosura prej druri dhe bronzi dhe 30 piktura. Në vendet qendrore në galeri janë të vëna dy skulpturat, të cilat janë kryesore për këtë ekspozitë – ajo e Shpëtimtarit dhe “Ogurziu dhe Golgota”.
“Me to dua të tregoj, se jeta e vetëdijshme e njeriut fillon me kuptimin e shenjtërisë së fillimit dhe të shenjtërisë së fundit të saj. Ky është dhe kuptimi i ekspozitës – ta tregojë jetën e mbyllur midis këtyre dy etapave – fillimi dhe fundi”, sqaron Boris Gondov dhe shton se, çdo një njeri duhet të lërë gjurmë pas vetes, e cila të dëshmojë se nuk ka jetuar më kot.
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..