Edicioni i 12 i Ekspozitës Arkeologjike Kombëtare “Arkeologjia bullgare 2018” u hap në Institutin Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Bashkëorganizatorët janë akoma 19 muze në vend. Ekspozita jep mundësi që të paraqiten një sërë zbulimesh, të cilat nuk janë në qendër të vëmendjes, por të gjitha ato përbëjnë interes, sepse na japin informacion për kulturat e lashta. Janë paraqitur 250 eksponate nga 23 objekte dhe postere për gjithsej 50 studime nga parahistoria e hershme deri në Mesjetë.
Ndër objektet më interesante është qyteti romak – koloni Ulpia Oescus. Ai është ndërtuar te gryka e lumit Iskër në Danub, sot pranë fshatit Gigen të rrethit të Plevenit. Qyteti ka zënë një vend të rëndësishëm ndër zotërimet romake në Ballkan. Para themelimit të tij në këtë vend ishte dislokuar kampi më i hershëm i Legjionit të Pestë Romak Maqedonas të Danubit të Poshtëm.
Një nga zbulimet gjatë vitit 2018 është një kokë prej mermeri të një perandori, ndoshta të Aurelianit (270–275). Ai e stabilizoi Perandorinë Romake duke i shuar të gjitha provat e fiseve të ndryshme për të ndërhyrë në Perandori. Ky perandor organizoi Ushtrinë e Danubut të Poshtëm pas braktisjes së provincës Dakia (në Rumaninë e sotme) gjatë shekullit III.
Gjatë periudhës së Ushtrisë së Parë të Gotëve gjatë viteve 50-60 të shekullit III Oescus ishte djegur dhe asgjësuar. Atëherë Legjioni i Pestë Maqedonas u kthye në Oescus dhe kjo ndodhi gjatë udhëheqjes së Perandorit Aurelian. Kështu udhëheqësja e zbulimeve dr. Gergana Kabakçieva e shpjegoi hipotezën për kreun “perandorak”. Aureliani e ka kontrolluar ndërtimin e kampeve dhe kështjellave te Danubi i Poshtëm dhe e ka vizituar Oescusin. Veçoritë e stilit të skulpturës gjithashtu na bëjnë që ta arrijmë në këtë konkluzion. Koka e statujës është gjetur vetëm disa metra larg sallës së pritjeve të rezidencës së madhe, e cila ka qenë godina më përfaqësuese në Oescus gjatë shekullit III pas Krishtit. Jo më pak interesante janë detajet e zbuluara arkitekturore dhe ndërtimore prej mermeri, të lidhura me remontin e rezidencës në Ulpia Oescus. Rasti për këtë ka qenë vizita e Perandorit Konstantin i Madh (306-337) në Oescus për inaugurimin e një ure përmes Danubit gjatë muajit korrik të vitit 328 pas Krishtit. Perandori i krishterë ka dhënë urdhër për ndërtimin e urës, sepse ka menduar se kundër “popujve barbarë” në veri nuk duhet të luftohet, por të bëhet tregti.
Kodërvarri “Ishulli i Madh” te Durankullak, Bullgari Verilindore, është emblemë e parahistorisë nëpër trojet tona. Ndër zbulimet më interesante, të cilat na japin përfytyrim për jetën gjatë këtyre kohërave të lashta janë pajisjet për tatuazh – një gjilpërë prej kocke dhe një gur kromit për bluarjen e pigmentit. Ato janë nga epoka e eneolitit të hershëm, domethënë rreth 4500 vjet para Krishtit dhe ndoshta janë dëshmitë më të hershme për artin e tatuazhit. Po të bëjmë një krahasim – mumiet më të lashta me lëkurë me tatuazh janë zbuluar në Egjipt dhe datojnë pas vitit 3351 para Krishtit.
Ornamentet e enëve prej qeramike në Kodrën e Kozarevos, Bullgari Juglindore (rrethi i Burgasit) na befasojnë me bukurinë e tyre, sidomos duke pasur parasysh periudhën e krijimit të tyre, në fund të mijëvjeçarit V para Krishtit.
Me vlerë të artë artistike janë stolitë e gjetura në Kështjellën e antikitetit të vonshëm dhe të Mesjetës Bukelon tek fshati Matoçina, jo larg kufirit të sotëm me Turqinë. Veshorja e përsosur e argjendtë e mbuluar me ar është nga shekulli XIII-XIV.
Në ekspozitë për herë të parë është treguar një gotë sidomos e vlershme prej qelqi “diatretum” (një enë, e cila përbëhet prej një gote të brendshme dhe një rrejti të jashtëm me dekorime – sh.a), e cila u zbulua gjatë vitit 1960 afër qytetit Jamboll. Kjo kryevepër nuk është destinuar për jetën e përditshme, por për jetën e përjetshme dhe është nga fillimi i shekullit IV pas Krishtit. Që gjatë viteve të fundit ajo u restaurua në Gjermani sipas një projekti të Institutit Arkeologjik Kombëtar me Muze. Sipas një prej hipotezave ajo është krijuar në Lindjen e Mesme – në Egjipt apo Siri. Sipas arkeologut Mario Ivanov, niveli i lartë i profesionalizmit të mjeshtërve vërtetohet nga teknika “rrejt azhuri prej qeli të ngjyrshëm”, që përbën një proces shumë delikat.
Shkasi për organizimin e ekspozitës ishte Festa e arkeologut – 14 shkurt.
Për ne, të cilët ia kemi kushtuar jetën tonë shkencës arkeologjike, kjo është mundësia që të ndihemi një tërësi, të shohim dhe të respektojmë rezultatet e punës së kolegëve tanë dhe të rikujtojmë se studimi i së kaluarës sonë është një proces i vështirë – na tha drejtori i ri i Institutit Arkeologjik Kombëtar me Muze doc. dr. Hristo Popov.
Foto: Instituti Arkeologjik Kombëtar me Muze, BTA, arkiv personal
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..