Kryeministri Bojko Borisov do të takohet me Kryeministrin rus Dmitri Medvedev, i cili do të jetë për vizitë zyrtare në Bullgari më 4 dhe 5 mars me ftesë të Kryeministrit bullgar. Të dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim sy më sy. Pas kësaj do të ketë një takim plenar të dy delegacioneve. Të dyja temat që do të shqyrtohen mes dy palave janë lidhur me bashkëpunimin në energjetikë, ekonomi dhe turizëm. Ditën e martë, më 5 mars, kryeministrat Bojko Borisov dhe Dmitri Medvedev do të hapin një forum bullgaro-rus të biznesit në fushën e turizmit.
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e..
Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe..
Kompania ruse “Lukoil” njoftoi se ka pranuar një ofertë nga kompania zvicerane “Gunvor Group” për blerjen e aseteve ndërkombëtare të LUKOIL International GmbH. Kjo degë e “Lukoil”-it zotëron të gjitha asetet e grupit jashtë Rusisë. “Lukoil” u angazhua..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..