Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Itineraret e Danubit i mahnitin turistët me shpirt të lirë

Për bullgarët Danubi gjithmonë ka qenë më tepër emocion, sesa arsye. Në ujërat e lumit kanë lundruar sulmues, revolucionarë, tregtarë dhe emigrantë... Sot ka shumë për t’u rizbuluar në Bullgarinë e Danubit...U nisëm nga Vidini përmes Orjahovos, Svishtovit dhe Ruses e gjer te Tutrakani dhe Silistra. Vizituam vendet e lidhura që prej shekujsh me lumin e madh – Bellogradçik, Çiprovci, Vraca, Lloveç, Pavlikeni, Razgrad. U takuam me bullgarët e Banatit, vllahët, turlakët, kapanët dhe alianët. U lëshuam me kaike deri në Ishujt Ranorë të Danubit, që t’i vëzhgojmë pelikanët dhe shqiponjat shkëmbore. Danubi është për njerëzit e shpirtit të lirë!

Ky është mesazhi, të cilin e drejtojnë autorët e librit “Nga Ballkani deri në Danub. Ide për udhëtime në Bullgarinë e Danubit”. Vesella Nikollaeva, Gavrill Gavrillov, Mihaill Mihov janë njerëz të rinj me interesa të ndryshme profesionale, ndërsa kauza e cila i bashkon është dëshira për t’i popullarizuar vendet e bukura dhe kuriozitetet e Bullgarisë Veriore. Puna e tyre e njeh lexuesin me fakte kureshtare të trashëgimisë trake dhe romake të regjionit. Ata u kushtojnë vëmendje territoreve të mbrojtura dhe shumëllojshmërisë biologjike, verës dhe ushqimit në Bullgarinë e Danubit.

“Nga Ballkani deri në Danub. Ide për udhëtime” është një botim me ilustrime të pasura, me shumë fotografi me ngjyra të shoqëruara me fakte kureshtare për çdo një rajon, të cilat përfshijnë pasurinë natyrore dhe shumëllojshmërinë biologjike, hollësitë rreth kultivimit të vreshtave, për ushqimin dhe traditat, si dhe këshilla në cilën stinë është më mirë të vizitohen kuriozitetet natyrore.

 

Shpeshherë bëhen krahasime mes kurioziteteve në rrjedhën e sipërme dhe në rrjedhën e poshtme të Danubit. Në Danubin e sipërm janë dislokuar shtetet, kryeqytetet e të cilave ndodhen mbi lumë, ndërsa qytetet janë drejtuar nga Danubi. Në dallim të tyre këtu, në Danubin e poshtëm, pothuajse nuk shihen vendbanime të populluara, mbizotëron natyra e egër me ishujt tipikë ranorë dhe plazhet lumore dhe një botë e egër, e cila nuk mund të shihet në qoftë se njeriu është në bregun e lumit. Kjo botë mund të përjetohet vetëm në qoftë se lundroni në lumë – kështu Mihaill Mihov, njëri prej autorëve të librit, e përshkruan udhëtimin e vet drejt temës së madhe të lumit:

Ky është një lumë ndërkombëtar dhe unë si ciceron përpiqem ta jap kontributin tim për popullarizimin e regjionit rreth qytetit tim të lindjes Ruse. Kam bërë përpjekje që ta paraqes aspektin e egër të lumit Danub. Regjioni i Danubit në Bullgari është vendi ku ka më pak punonjës  në sferën e turizmit. Nuk ka edhe shumë entuziastë dhe profesionistë, të cilët të krijojnë dhe të popullarizojnë itineraret e reja në Bullgarinë Veriore. Vendet e mia të dashura në krahinë janë rajoni rreth lumit Rusenski Llom, parku natyror Rusenski Llom dhe vetë lumi Danub. Lundrimi me kaike në ujërat e lumenjve Jantra dhe Danub, vizita në ishujtë e Danubit, vëzhgimi i shpendëve të egër gjithashtu duhet të përjetohen. Në libër ka shumë fotografi nga Bellogradçiku dhe krahinat e qytetit, ndër të cilat është shpella Magura dhe shpella e fundit e përshtatur për turizëm në Bullgari – Veneca. Ajo është jashtëzakonisht e bukur dhe ështëruajtur shumë mirë.


Unë kam banuar në një fshat në qendër të Bullgarisë Veriore, është afër Danubit dhe gjysma e fisit tim është nga rrethi i Svishtovit. Ngulja këmbë për përfshirjen e Bullgarisë së Veriut në libër, sepse që prej disa vitesh bashkëpunojë me sajtin “Bullgaria Veriperëndimore” dhe atje tregojmë për këtë regjion pak të njohur. Çdo një prej nesh – autorët, kishte si detyrë t’i përshkruante vendet, të cilat i njeh dhe i do më shumë. Kështu lindi libri – na tregon gazetarja Vesella Nikollaeva për përmbledhjen “Nga Ballkani deri në Danub. Ide për udhëtime”.

Një prej problemeve të mëdha të Bulgarisë së Danubit është shpopullimi. Atje ai ndihet më shumë dhe po rritet me tempe të shpejta. Shkaqet janë kryesisht ekonomike. Më duket se në qoftë se njerëzit kanë më shumë besim, atëherë me siguri do të ketë më shumë entuziastë dhe do të mbërrijnë banorë të rinj. Ne nuk kemi qëllim t’i kthejmë njerëzit në vendbanimet e tyre, por me shembuj nga historia e Bullgarisë së Danubit dhe e rajoneve të përshkruara, të tregojmë se si kryesisht për shkak të tregtisë në lumë dhe të së kulturës të pasur këto troje kanë tërhequr shumë njerëz nga Bullgaria dhe nga vise të tjera të Evropës dhe ata kanë preferuar të vendosen pikërisht atje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: ciela.bg, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Carevo dhe qytetet turistike përreth marrin frymë me ritmin e verës edhe gjatë shtatorit

Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..

botuar më 25-09-10 7.00.PD

Heraklea Sintika – qyteti antik që lidh natyrën dhe shkencën

“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..

botuar më 25-09-08 8.20.PD

Turizmi i verës do ta vendosë Bullgarinë si një destinacion gjatë gjithë vitit

Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..

botuar më 25-09-02 9.59.PD