Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ambasador për një ditë” për ndryshimet pozitive në shoqëri

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari

“Ambasador për një ditë” fillon për 16-vjeçaren Vasilena Jordanova herët në mëngjes, akoma në orën 4.30. Në këtë ditë ajo duhet të udhëtojë nga qyteti i saj të lindjes Jamboll (Bullgari Juglindore) deri në Sofje, ku e pret “ambasadorja e saj” Donika Hoxha, udhëheqësja e misionit diplomatik të Shqipërisë në Bullgari. Pothuaj menjëherë pas takimit Vasilena harron shqetësimet e shumta dhe parehatinë dhe kureshtja mbizotëron. Para tyre është një ditë e pazakontë që do të jetë e dobishme për të dy, por në mënyrë fare të ndryshme.

Nisma “Ambasador për një ditë” u jep mundësi disa vajzave bullgare që të kalojnë një ditë bashkë me një nga ambasadoret e huaja në Sofje dhe të shprehin mendimin e tyre për ndonjë temë me rëndësi për shoqërinë. Ambasadoret nga ana e tyre duhet t’i takojnë me përfaqësueset e organizatave publike, të cilat punojnë pikërisht në fushën, për të cilën internohen vajzat – këto janë organizata të ndryshme në sfera të larmishme – nga mbrojtja e mjedisit deri tek personat me autizëm dhe dhuna në shtëpi. Ideja është që ambasadoret të dëgjojnë mendimin e fëmijëve dhe t’i lidhin me njerëz që punojnë në degët përkatëse. Nisma përfundon më 7 mars dhe është lidhur me Ditën ndërkombëtare të gruas, në të cilën vëmendja është fokusuar tek pjesëmarrja e barabartë е meshkujve dhe grave në jetën shoqërore.

Vssilena Jordanova u bëri përshtypje organizatorëve të konkursit me esenë e saj për domosdoshmërinë për përshtatjen e mjedisit publik me nevojat e njerëzve me aftësi të kufizuara. Ky sipas saj është një proces i cili kalon përmes sensibilizimit të shoqërisë për problemet e tyre.

S’ka se si dikush të interesohet për një problem, për të cilin duk di asgjë. Për një nxënëse në gjimnaz, si unë, gjatë vitit shkollor organizohen disa prezantime të lidhura me tema si narkotikët apo sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Askush nuk ka ardhur në shkollë për të na shpjeguar cilat janë problemet e njerëzve me aftësi të kufizuara – tha Vasilena dhe shpjegoi se sipas saj moshatarët e saj nuk dinë për shembull çfarë sëmundje është slekoza. Një pjesë e madhe prej tyre mendojnë se njerëzit me aftësi të kufizuara janë vetëm ata që kanë dëmtime fizike, pa marrë parasysh ato psikike.

Sipas saj në shkolla duhet të organizohen dita të posaçme , në të cilat nxënësit do të vizitojnë qendra për trajtim profesional të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kështu nxënësit do të kuptojnë në të vërtetë çfarë është jeta e njerëzve me probleme fizike apo psikike, cilat janë arsyet për gjendjen e tyre dhe kështu do t’i pranojnë ata më lehtë.

Detyra e ambasadores Donika Hoxha është të takojë Vasilenën me themelueset e fondacionit “Ole male”, qëllimi i së cilës është që të ndihmojë nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara që të sigurojnë vetë bukën e tyre të gojës. Në këtë takim janë të pranishëm studentët e specialitetit të Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes, ku mësohet gjuha shqipe. Puna e Krasimira Haxhiivanovës dhe Elisaveta Bellobradovës është shembull për këtë sesi një kauzë me rëndësi shoqërore mund të zhvillohet si biznes i suksesshëm. Sajti i tyre është krijuar para 3 vjetësh dhe ofron një pikëpamje më të ndryshme mbi të qenit prind me fokus në nëna, shpjegon Krasimira Haxhiivanova. Pak pasi fillojnë projektin e tyre, ato njihen me temën për nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe kuptojnë se ndoshta ky është grupi më i cenueshëm i shoqërisë bullgare. Krijojnë fondacionin dhe sajtin, në të cilin secila nënë, që nuk mund të dalë nga shtëpia për shkak të kujdesit 24-orësh për fëmijën e saj, po të dëshirojë mund të regjistrohet dhe të shesë produktet që vetë i ka prodhuar në kushte shtëpiake. Fushata për popullarizimin e biznesit të tyre kalon me sukses të madh. Ajo tërheq shumë klientë të zakonshëm dhe korporativë dhe dy ortaket janë detyruar të marrin me qira depo, të punësojnë më shumë njerëz. Qendrat e mëdha tregtare rregullisht i sigurojnë fondacionit hapësira tregtare falës.

Për shumë gra të cilat u përfshin në programin tonë këto ishin paratë para të fituara në jetën e tyre. Ky është një çast jashtëzakonisht emocionues, posaçërisht kur vite me radhë të kanë thënë se ti kurrë nuk do të kesh më pavarësi financiare – tregoi Elisaveta Bellobradova.

Për Shkëlqesinë e Saj Donika Hoxha “Ambasador për një ditë” është një mundësi e jashtëzakonshme që të komunikojë një ditë të tërë me vajzë që jeton jashtë kryeqytetit, të njihet me një model të shkëlqyer të sipërmarrjes sociale në Bullgari dhe të zhvillojë diskutim me studentët nga Universiteti i Sofjes. Për përshtypjet e saj të drejtpërdrejta ju ftojmë të dëgjoni fjalët e saj para mikrofonit të Radio Bullgarisë:





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD