Gjatë vitit të fundit këmbimi i mallrave mes Bullgarisë dhe Rusisë është përmirësuar konsiderueshëm dhe kjo u detyrohet kontakteve të aktivizuara, deklaroi në Sofje Kryeministri rus Dmitri Medvedev pasi u takua sy më sy me homologun e vet bullgar Bojko Borisov. Nga fjalët e tij u bë e qartë se Federata Ruse ka projekte të mëdha në Bullgari dhe do të vazhdojë bashkëpunimin dypalësh në sferat e ekonomisë, energjetikës dhe turizmit. Kryeministri Borisov bëri të ditur se po shqyrtohet vendosja e linjës së tragetit Burgas – Novorusijsk. Sa i përket sferës së gazit Borisov shprehu bindje se Bullgaria do të vazhdojë të marrë pjesë në transportimin e gazit përmes regjionit nëpërmjet krijimit të një qendre të shpërndarjes së gazit dhe oferta për ndërtimin e saj është koordinuar me BE-në. Filluan bisedime plenare të nivelit të delegacioneve qeveritare me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrave dhe ministrave.
U bëjmë thirrje politikanëve për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv, sepse është në dorën e tyre që të formojnë një qeveri të rregullt dhe të qëndrueshme, çka e dëshirojmë të gjithë, deklaroi në fillim të mbledhjes së qeverisë në detyrë..
Ende nuk kemi përgjigje nga ndonjë parti politike për propozimin që në Legjislaturën e re të 51-të të Kuvendit Popullor të ketë një kordon sanitar rreth "DPS - Fillimi i Ri", tha për "Nova Tv" bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill..
Ekonomisti nga Instituti për Ekonominë e Tregut (IPI) Petër Ganev anoncoi për BNR-në Librin e tyre të Bardhë për ekonominë bullgare - "Zhbllokimi i rritjes: rruga përpara pas zgjedhjeve". "Ne duhet të kërkojmë marrëveshje dhe të miratojmë një buxhet,..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..