Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Dialogu mes Sofjes dhe Moskës kontribuon për rimëkëmbjen e besimit mes BE-së dhe Rusisë

Foto: BGNES

Në takimin me Kryeministrin rus Dmitri Medvedev Presidenti Rumen Radev theksoi se megjithë dallimet rreth çështjeve dypalëshe dhe ndërkombëtare, midis popujve të Bullgarisë dhe të Rusisë ekzistojnë lidhje të thella historike, shpirtërore dhe kulturore. Dialogu bullgaro-rus kontribuon për rimëkëmbjen e besimit mes BE-së dhe Rusisë. Potencial sidomos të madh për thellimin e bashkëpunimit bilateral ka në energjetikë, vuri në dukje gjithashtu Kreu i Shtetit. Ditën e martë Kryeministri rus do të bisedojë me Kryetaren e Parlamentit Cveta Karajançeva. Do të zhvillohet një forum dypalësh kushtuar bashkëpunimit në turizëm.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vanja Grashkina-Minçeva

Rritje e kërkesave për njohjen e diplomave universitare të marra jashtë vendit

Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..

botuar më 25-10-28 11.49.PD

Për shkak të aplikimit të euros, njerëzit po depozitojnë masivisht para në banka

Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..

botuar më 25-10-28 9.38.PD

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..

botuar më 25-10-27 7.35.MD