Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit 5 nga 20 rajonet më të prapambetura në BE ndodhen në Bullgari. Vetëm rajoni Jugperëndimor, ku është kryeqyteti i Sofjes, paraqitet mirë dhe atje treguesi për Produktin e Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë arrin 79 për qind prej atij mesatar në bashkësinë evropiane. Regjioni ynë Juglindor, ku janë dislokuar qytetet Burgas, Jamboll, Sliven dhe Stara Zagora, gjithashtu ka shanse të dalë nga statistika e keqe. Për tri regjionet në Bullgarinë Veriore prapambetja nuk është lajm, por klishe. Për shkak të uljes kritike të numrit të popullsisë nën 800 000 veta Regjioni Veriperëndimor, i cili që prej vitesh është më i prapambetur në BE, do të bashkohet me Regjionin Qendror Verior.
Rrugët gjithmonë janë në fillim.
Të gjitha regjionet kritike përfshijnë territore periferike në kufijtë me shtetet fqinje, ku nuk ka popullsi. Prandaj duhet të punohet për zhvillimin e shpejtë të komunikacioneve dhe për hapjen e pikëkalimeve të reja. Përveç autostradave strategjike, të cilat në Bullgarinë Jugore janë pothuajse gati, ndërsa në Bullgarinë Veriore po ndërtohet “Hemus”, Bullgaria ka nevojë të madhe për ndërtimin e autostradave në drejtimin Veri – Jug. Në vend të parë këto janë Vidin – Botevgrad (në drejtim të Korridorit Panevropian Nr. 10), Ruse – Plovdiv, Ruse – Varna, Silistra – Dobriç dhe Varna – Burgas. Ka nevojë të madhe për tunele nën grykat malore “Shipka” dhe “Petrohan”. Bashkitë në rajonin e Danubit kanë nevojë për autostrada në korridorin panevropian nr. 7, mes Vidinit dhe Silistrës, si dhe për 3 urë të reja automobilistike tek Orjahovo – Beket, Nikopol – Turnu Magurele dhe Silistra – Kalërash. Një sfidë përbën lidhja e vendit me vijën hekurudhore me shpejtësi të lartë në Evropë, e cila përparon drejt Ballkanit në drejtim të Bosforit.
Kuadrot zgjidhin të gjitha problemet.
Një problem i madh i regjioneve bullgare është demografia dhe emigracioni i krahut të punës. Regjionet kërkojnë investitorë, por investitorët ankohen nga mungesa e kuadrove dhe e infrastrukturës. Me problemin e kuadrove ndeshej edhe industrializimi socialist, por njerëzit nga fshatrat u përgatitën shumë shpejt për prodhimet e reja nëpërmjet një sistemi të zhdërvjelltë për punësim dhe trajnim. Sot kthehemi te metoda e njëjtë, e quajtur “trajnim dual”, por çështja është nga ku do të vijnë njerëzit? Nëpërmjet përballimit të dallimeve mes të ardhurave. Në krahasim me të ardhurat evropiane pagat regjionale rriten ngadalë, por lejojnë mirëmbajtjen e një standardi të mirë të jetesës në kushtet vendase.
Përgjegjësia e autoriteteve vendase dhe e biznesit vendas.
Që të motivohen njerëzit të mbeten, ose të kthehen në regjione, ka nevojë për një politikë aktive të autoriteteve vendase dhe koordinim regjional. Kryetarët e bashkive dhe biznesi vendas duhet të kërkojnë dhe të tërheqin investitorë, të krijojnë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës. Në të vërtetë, shumë projekte nuk mund të zbatohen në nivelin e bashkisë së veçantë, por me ndihmën e shtetit dhe të kooperimit regjional mund të arrihet përparim. Rezerva të pashfrytëzuara për zhvillimin e regjioneve bullgare ka në bashkëpunimin transkufitar dhe në orientimin e tij ndaj qyteteve të mëdha ballkanike si Stambolli, Selaniku, Bukureshti etj.
Nuk është logjikshëm bashki të tilla si Vidin, Llom, Montana dhe Vraca, të cilat gjenden afër zemrës së Evropës, të jenë regjioni më i prapambetur në BE. Para pak kohe kishte debat se ku dhe nëse të ndërtohet ura e dytë mes Bullgarisë dhe Rumanisë. Skeptikët thonin: “Pse të keni urë, pasi nuk ka rrugë?” Disa të tjerë përgjigjeshin: “Pse keni rrugë, pasi nuk ka urë?” Pas një vonimi prej 15 vitesh tashmë ka urë. Del se trafiku është shumë më i ngarkuar, nga ai i planifikuar. Sot ndërtimi i rrugës drejt urës Vidin – Kallafat mbetet prapa edhe në të dyja anët e Danubit. Skeptikët përsëri shtrojnë pyetjen: “Pse duhet të ketë rrugë dhe urë, pasi tashmë nuk ka njerëz?” Përgjigja është: “Ky është vetëm fillimi i rikthimit të njerëzve dhe i sigurimit të punës për popullsinë”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..