Për më shumë se 10 muaj (nga 1 marsi i vitit 2019 deri më 12 janar të vitit 2020) në qendër të kryeqytetit mund të shihet një ekspozitë origjinale me titull “Pallati për artin”. Ajo përbën një udhëtim në kohë, kur godina qendrore e Galerisë Kombëtare me të vërtetë ka qenë pallat – i princit dhe i mbretit.
Tranzicioni drejt kohërave të sotme nuk ka qenë kaq “revolucionar”, sepse monarkët e Shtetit të Tretë Bullgarë kanë shfaqur interes ndaj artit figurativ. Sidomos mbreti Ferdinad, i cili e ka udhëhequr vendin tonë në periudhën 1887 – 1918 (deri në vitin 1908 si princ). Pallati ka qenë një vend i përshtatshëm për kulturë. Mbreti ka përkrahur disa breza krijuesish të njohur bullgarë, shumë prej të cilëve kanë qenë mysafirë të tij.
Ekspozita paraqet artin në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX-të, kryesisht gjatë udhëheqjes së mbretit Ferdinand, por edhe ambientin e pallatit, interiorin e tij në kufirin e dy shekujve. Në atë kohë arti i madh i huaj përhapej në Bullgari me piktura të koleksionit personal të monarkut. Krijuesit bullgarë, kryesisht piktorë oborri, pikturonin kopje të veprave të mëdha evropiane. Me kalimin e viteve u zhvillua një shkollë origjinale bullgare e pikturimit.
Disa prej mjeshtërve (si çekët Ivan Mërkviçka dhe Jarosllav Veshin) ishin të huaj. Kjo gjithashtu nuk ishte përjashtim në shkollat kombëtare në kulturën evropiane. Lullyi Madh (1632 – 1687), mjeshtri i operës franceze, ka qenë italian, i cili e ka transferuar në Versailles mjeshtërinë e lartë të arritur në artin muzikor në trojet italiane. Te ne kishte piktorë me përvojë nga Evropa Qendrore, me të cilët u bashkua një plejadë e tërësishme piktorësh bullgarë.
“Me këtë ekspozitë merrej një kolektiv i madh prej kolegësh nga Galeria Kombëtare. Ata duhej të konstatonin shumë fakte sa u përket interioreve. Duhej të saktësoheshin funksionet e tyre, veprat, të cilat gjenden atje – tha gjatë hapjes së ekspozitës drejtoresha e galerisë Jarosllava Bubnova. – Shumë prej këtyre veprave për shkaqe të dukshme politike nuk janë treguar që prej disa dekadash dhe kishte nevojë për një punë të madhe dhe të thelluar nga ana e restauruesve të Galerisë Kombëtare.”
Kjo ekspozitë na jep informacion për jetën dhe kulturën tonë në të kaluarën. Janë paraqitur piktorët më të mëdhenj bullgarë të të tillë, më pak të njohur, si Elena Karamihajllova (1875 – 1961) – një prej grave të para piktore profesionale në Bullgari dhe me siguri impresionistja e parë bullgare.
U rimëkëmb salla e njohur si “Salloni i Kuq” – atje gjenden pikturat e kohës mbretërore.
Janë paraqitur një sërë dokumentesh, të cilat dëshmojnë për rolin e shtetit dhe të mbretit për inkurajimin e artit figurativ bullgar. Për shembull një letër, ku flitet për Ekspozitën e dhjetë Ndërkombëtare të Arteve Figurative në Munih dhe pjesëmarrja e mbretit Ferdinand në organizimin e paraqitjes bullgare.
Me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës për herë të parë u prezantua para publikut portreti i madh i Princit të parë bullgar Aleksandër Batenberg (i cili e ka udhëhequr vendin në periudhën 1879 – 1886). Ai është pikturuar nga piktori gjerman Konrad Dielitz. Portreti u ble në një ankand në Vjenë nga shteti bullgar në fillim të këtij viti.
Në fytyrën e udhëheqësit të ri bullgar shihet optimizëm, ndërsa uniforma e tij ushtarake nuk është vetëm atribut zyrtar. Pak pas kësaj ai u bë kryekomandant në Luftën heroike Serbo-Bullgare (nëntor 1885), e cila përforcoi Bashkimin e Bullgarisë Veriore me atë Jugore gjatë shtatorit të vitit të njëjtë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Galeria Kombëtare, Veneta Pavllova dhe BTA
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..