Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari Petër Stojçev përmirësoi rekordin e vet botëror të notimit në ujëra të akullta

Foto: @Petar Stoychev

Notari i madh bullgar Petër Stojçev është kampioni i ri botëror i notimit në ujëra të akullta në kampionatin që u zhvillua në Murmansk të Rusisë. Bullgari kaloi distancën nga 1000 metra për 12 minuta e 10 sekonda. Kështu me 5 sekonda ai përmirësoi arritjen e vet për titullin botëror në Burghauten të Gjermanisë në vitin 2017. Sipërfaqja ujore e hapur mbi Liqenin e Ngrirë Simjonovsko, priti 403 notarë nga 32 shtete. Në disiplinën e notarit bullgar kishte 41 sportistë.
Do të rikujtojmë se në vitin 2007 Stojçevi u bë njeriu i parë i cili notoi Kanalin e Manshit me rezultat nën 7 orë – 6:57:50.  Në vitin 2009 ai u pranua në “Sallën e Lavdisë Botërore të Notimit” në SHBA dhe u shpall notari më i mirë në ujëra të hapura në botë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kombëtarja e volejbollit do të luajë në 1/8 e finales Ditën e Pavarësisë

Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) shpalli programin e ndeshjeve eliminatore të ardhshme në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Filipine. Në kuadër të tyre, ekipi kombëtar i Bullgarisë do të përballet me Portugalinë. Ndeshja do të..

botuar më 25-09-18 1.32.MD

Bullgaria kryeson grupin në Kampionatin Botëror të Volejbollit dhe kualifikohet për 1/8 e finales

Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..

botuar më 25-09-17 12.01.MD
Nikolla Collov

Piloti bullgar Nikolla Collov do të garojë në Formula 2

Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..

botuar më 25-09-16 4.30.MD