146 mijë janë pensionistët në Bullgari që punojnë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Që nga viti 2014 po rritet numri i bullgarëve që preferojnë të punojnë pasi kanë dalë në pension. Vetëm gjatë 2 viteve të fundit ai është rritur me 18 500 veta. Shumica prej tyre duan të sigurohen që të rritet përmasa e pensionit të tyre. Gratë zakonisht punojnë në institucionet për fëmijë, në tregti, kuzhina, si qepëse, infermiere, ose farmaciste, ndërsa burrat si rojë, shoferë, ndërtues dhe blegtorë. Më shumë punonjës pensionistë ka në Sofje dhe Plovdiv, ndërsa më pak – në Silistra, Tërgovishte dhe Kërxhali.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..