Taksi të shumta kaluan nëpër rrugët qendrore të Sofjes në shenjë proteste kundër mosveprimit të shtetit lidhur me ekonominë joformale. Protesta është organizuar për shkak të veprimtarisë së një firme në sektor – “Maxim”, e cila sipas shoferëve që marrin pjesë në demonstratë tashmë një vit ofron transport të pasagjerëve në mënyrë jolegale nëpërmjet një platforme online. Para një viti janë bërë denoncimet e para në Komisionin e Mbrojtjes së Konkurrueshmërisë, Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, Prokurorisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërkohë Zv.Ministri i transportit Angell Popov deklaroi se së shpejti veprimtaria e platformës mund të ndalohet, sepse janë mbledhur mjaftë prova për shkeljen e ligjeve.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..