Në lidhje me 550-vjetorin nga kthimi i lipsanëve të Shën Joan Rillskit nga qyteti Veliko Tërnovo në manastirin e Rillës gjatë muajit korrik, turistë do të kalojnë nëpër itinerarin, nëpër të cilin janë transportuar eshtrat e shenjtorit. Ideja për këtë aventurë është marrë nga ajo me famë botërore “El Camino” – rruga deri tek qyteti spanjoll Santiago de Compostela.
Varianti i tij bullgar është krijuar prej dy banuesve të qytetit Veliko Tërnovo – mësuesi Evgjeni Koev dhe matematiku Paskal Piperkov. Rruga do të jetë e shënuar dhe do të kalojë përmes 60 vendbanimeve, 19 bashkive dhe 5 dioqezave. Nuk dihet me saktësi se që ku kanë kaluar murgjit gjatë vitit të largët 1469 në rrugë drejt manastirit të malit Rilla, por itinerari është maksimalisht i afërt me atë origjinal. Më i ndërlikuar sipas krijuesve të itinerarit është pjesa e fundit midis qyteteve Vraca dhe Sofja, ku rruga kalon nëpër grykën e lumit Iskar në malin Stara Pllanina.
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..