Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit kërkojnë nga qeveria mbrojtjen e mekanizmit për tërheqjen e investimeve

Ndërtesa e selisë së Asociacionit të Kapitalit Industrial
Foto: bica-bg.org

Asociacioni i kapitalit industrial në Bullgari është kundër kufizimit të Programit për tërheqjen e investimeve të huaja nëpërmjet fitimit të lejes së qëndrimit në shtet apo shtetësisë. Punëdhënësit janë të mendimit se ka nevojë për optimizim dhe kontrollim të procedurave administrative gjatë shqyrtimit të aplikimeve të investitorëve në përputhje me dokumentet normative të Bashkimit Evropian kundër larjes së parave të pista. 105 shtete në botë, 18 prej të cilave në BE kanë mekanizma për tërheqjen e investitorëve të huaj në mënyrën e parashikuar nga legjislacioni aktual bullgar, pohojnë nga Asociacioni. Për 10 vitet e fundit Bullgaria ka tërhequr 327 mln. euro kundrejt lëshimit të 530 lejeve të qendrimit dhe 46 shtetësive bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..

botuar më 24-07-08 7.35.MD
Kornelija Ninova

Pamundësia e formimit të një qeverie flet për një krizë të rëndë politike

Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas Ninovës, pamundësia e formimit të kabinetit është tregues i mosfunksionimit të pushtetit ekzekutiv...

botuar më 24-07-08 6.09.MD
Petko Nikollov

Anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen do t'i kursejë ekonomisë miliona euro

Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Petko Nikollov. Ai citoi një raport nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Akademinë Bullgare..

botuar më 24-07-08 2.03.MD