Vitin e katërt me radhë fushata “Pashka për secilin” mbledh mjete në të holla dhe produkte ushqimore për pensionistët, të cilët nuk do të marrin bonuse për këtë festë të madhe të krishterë.
Ideja është që të ndihmohen njerëzit me pensione pak më larta se sa pragu minimal nga 348 leva (rreth 174 euro). Mjetet do të konvertohen në kuponë, secilin me vlerë 20 leva (rreth 10 euro). 5000 objekte në mbarë vendin do të punojnë me ata kuponë. Sipas listave të siguruara nga Instituti Kombëtar i Sigurimit pensionistët do të marrin kuponët nga postat.
“Jemi me shpresë, se edhe kësaj here për festat e Pashkës së Madhe do të arrijmë t’i ndihmojmë pensionistët më të varfër” – kështu Avokatja e Popullit Maja Manollova shpalli fillimin e fushatës. Ajo shtoi, se gjatë tri fushatave të mëparshme të kësaj nisme u grumbulluan më se 1 500 000 leva, dhe 75 000 pensionistë morën kuponë, ndërsa mijëra të tjerë – pako ushqimore.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...