Kompania greke e gazit DEPA ka propozuar çmim më të ulët dhe e fitoi ankandin e shpallur nga “Bulgargaz” për blerjen e një mln e gjysmë megavat orëve të lëndës blu. Kështu për herë të parë kompania jonë e gazit do të blejë gaz, i cili nuk është furnizuar sipas planit afatgjatë me “Gazprom Eksport”. “Bulgargaz” do ta blejë tërë sasinë e shpallur në ankand nga kompania greke. Nga oferta bëhet e qartë se lënda e propozuar është një miks prej gazit të lëngëzuar dhe atij të tubacionit. Kërkesa kryesore e kompanisë sonë të gazit ka qenë që çmimi të jetë më i ulët nga ai i shpallur nga rregullatori energjetik – 23 euro për një megavat orë.
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..