Salla e ikonave të Galerisë së Arteve të Bukura në qytetin Plovdiv, që ndodhet në Qytezën e Vjetër, hapi dyert me një ekspozitë fund e krye të rinovuar.
Theks në të janë ikonat e vjetra, të cilat janë me cilësi të larta artistike. Ato janë tetë ikona festive nga qyteti Nesebër – Shën Gjergji në fron nga Plovdivi, një kompletë të ikonave mbretërore nga kisha e Plovdivit “Sh. Konstantin dhe Elena” nga shekulli XVI. Krahas tyre janë të ekspozuara ikona nga shekulli XVII – dyert mbretërore nga Gorni Voden dhe ikona nga Rakitovo.
Përveç ikonave, plotësisht u rinovua edhe brendësia e sallës. Në hyrje ka shumë ilustrime mbi katër temat kryesore – “Plovdivi i krishterë”, “Arti kishtar në qytetin Plovdiv dhe në rajon”, “Ikona”, “Ikonostas”.
Ekspozita u rinovua me mjete nga të ardhurat e institucionit. Më 6 dhe 7 prill në Sallën e Ikonave hyrja do të jetë falas.
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..