Një mbledhje e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Rumen Radev, që të diskutojë masat kundër korrupsionit, nuk miratoi deklaratën e përbashkët të propozuar nga ai. Sipas Radevit kjo u detyrohet dallimeve në vlerësimet për efikasitetin e Komisionit Antikorrupsion, të kontrollit parlamentar mbi punën e tij dhe të bazës normative në veprim për kundërveprim ndaj korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit. Presidenti është kategorik se skandali këto ditët e fundit lidhur me marrjen e banesave me çmime shumë të ulëta nga disa përfaqësues të pushtetit është shenjë për krizën në udhëheqjen e shtetit. Kryetarja e Grupit Parlamentar të GERB-it Daniella Daritkova vuri në dukje se projektdeklarata e propozuar nga Presidenti ka përmbajtur “inspirime dhe konkluzione, të cilat nuk i përgjigjen realitetit, por u përgjigjen interesave të veçanta politike.” Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova komentoi se projektin e kanë përkrahur vetëm socialistët.
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..