Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva diskutoi me presidentin e Bashkimit të Transmetuesve Evropianë (EBU), i cili është edhe drejtor i përgjithshëm i BBC-së Tony Hall, për rolin e mediave publike në Bullgari dhe në Bashkimin Evropian. Duke nënvizuar se ato kanë një rol tepër të rëndësishëm kulturor, arsimor dhe shoqëror, Karajançeva pohoi angazhimin e ligjvënësve bullgarë për garantimin e pavarësisë së tyre dhe vuri theksin në kundërvënien e lajmeve të rreme. Lord Tony Hall nënvizoi domosdoshmërinë për investime në arsimimin dhe zhvillimin e gazetarëve, të cilët punojnë në mediat publike. Bashkëbiseduesit u pajtuan se pritjeve të larta ndaj mediave publike mund t’u përgjigjet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të tyre me pushtetin ligjvënës dhe me atë ekzekutiv.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..