Më 10 prill në mbrëmje disa qindra njerëz zhvilluan protestë në mënyrë spontane në qytetin Gabrovo (Bullgari Qendrore), për të shprehur indinjatën e tyre nga sulmi dhe rrahja e një nëpunësi në dyqan nga tre romë. Ngjarja u bë shkaku për takim urgjent në Këshillin e Ministrave të zëvendëskryeministrit për çështjet e sigurisë Krasimir Karakaçanov me nëpunës të lartë të Ministrisë së punëve të Brendshme. Karakaçanovi falënderoi për masat e shpejta dhe adekuate, të cilat kanë parandaluar vetëgjyqësinë me sulmuesit, për të cilët më vonë doli informacion se kanë qenë të dënuar. Situata në qytet është qetësuar dhe nuk priten provokime të reja, tha Karakaçanovi pas takimit. Hetimi i veprës penale po vazhdon nga prokuroria.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..