“Jam i befasuar me praninë e shqipes në këtë universitet, me studentët dhe profesorët të cilët me kaq përkushtim i thellojnë studimet mbi albanologjinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Përkthimi i veprës sime ‘Ndëshkimi i Kujtimeve’, nuk është vetëm mirënjohje personale, por është vlerësim për atdheun tim” – këtë e tha autori nga Kosova Rexhep Hoti gjatë promovimit të librit të tij në gjuhën bullgare në ambientin e Universitetit të Sofjes. Ngjarja ishte organizuar nga Katedra e Gjuhësisë së Përgjithshme, Indo-Evropiane dhe Ballkanike pranë Universitetit të Sofjes dhe kaloi nën drejtimin e udhëheqëses së kësaj katedre – docentja Ekaterina Tarpomanova.
Ky është libri më i madh me poezi i një autori nga Kosova që është përkthyer në gjuhën bullgare dhe po ndodhet në libraritë bullgare në sajë të punës së përkushtuar të përkthyeses Magdalena Dimitrova, e cila akoma është studente në Specialitetin e Ballkanistikës, dhe të shtëpisë botuese “Gutenberg”.
Se si “Ndëshkimi i Kujtimeve” ndezi zjarrin e dashurisë së saj ndaj gjuhës shqipe, ju ftojmë të mësoni nga vetë përkthyesja Magdalena Dimitrova:
Për “Ndëshkimin e Kujtimeve” që na çon “deri në kufijtë e mundshëm të erotikës dhe deri në kufijtë e mundshëm të tragjedisë”, për frymëzimin e një politikani dhe për imazhin e Kosovës të treguar me anë të këtij libri, mund të mësoni nga Rexhep Hoti në intervistën e dhënë posaçërisht për Radio Bullgarinë:
“Për ta kuptuar veprën e Hotit, lexuesi bullgar duhet ta njohë aspektin politik, ekonomik e historik të popullit shqiptar. Lexuesi bullgar mund të përfitojë shumë, jo vetëm nga ana artistike por edhe nga ana historike dhe politike. Shpresoj që ne dhe kolegët tanë të vazhdojmë të përkthejmë librat e zotit Hoti sepse veprat e tij kanë vlera të mëdha kulturore, historike dhe artistike”, – tha albanologu dhe politologu profesor Anton Panchev, i cili është redaktori i librit.
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve..
Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria..
Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me..