Me njëzëshmëri – 99 vota “pro”, deputetët e shpallën qytetin Veliko Tërnovo kryeqytetin historik dhe shpirtëror të vendit tonë. Propozimi për këtë ishte bërë nga një organizatë e qytetarëve të Veliko Tërnovos.
Ai ka qenë kryeqyteti i Shtetit të Dytë Bullgar në Mesjetë (sh.XII-XIV), kështu edhe i Principatës së Bullgarisë në periudhën e 1878-1879. Pas Çlirimit më 10 shkurt 1879 atje u zhvillua Kuvendi Kombëtar i Veliko Tërnovos, i cili miratoi kushtetutën më demokratike evropiane të asaj kohe – atë të Veliko Tërnovos. Kështu janë vendosur themelet e shtetit të ri bullgar. Më 22 shtator 1908 përsëri në qytetin e Veliko Tërnovos Princi Ferdinand shpalli solemnisht Pavarësinë e Bullgarisë.
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..