Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja Ekaterina Zharieva ngul këmbë për më shumë guxim nga ana e historianëve

Foto: BTA

Është i konsiderueshëm përparimi i Bullgarisë dhe i Maqedonisë së Veriut në fushën e kulturës, ekonomisë dhe turizmit, por ai është më i dukshëm në marrëdhëniet politike, tha në Varshavë Ministrja e Jashtme Ekaterina Zharieva. Në një takim kushtuar integrimit të Ballkanit Perëndimor në formatin “Procesi i Berlinit” zonja Zagarieva kërkoi një përparim më të konsiderueshëm të Komisionit për Çështjet Historike mes Sofjes dhe Shkupit. Sikurse ne politikanët jemi më të guximshëm nga historianët, deklaroi Ministrja. “Marrëveshja midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte një frymëzim i vërtetë për regjionin, komentoi diplomati i parë polak Jacek Czaputowicz. Ne dhe Bullgaria kemi qenë në konflikt më shumë kohë sesa Gjermania dhe Franca, por tani jemi një shembull i shkëlqyeshëm i fqinjësisë së mirë, konstatoi pas Zahrievës Ministri i Jashtëm grek Jorgos Katrugalos.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD

Në Antarktidë do të kërkojnë anëtarë të rinj për akuariumin e akullit në Plovdiv

Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..

botuar më 25-02-05 3.59.MD