Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjedhjet e energjisë elektrike – problem që pak nga pak shkon drejt zgjidhjes afatgjatë

Foto: BGNES

Mënyrat e vjedhjes së energjisë elektrike u ndryshuan shumë gjatë viteve të fundit. Ka një zhvillim të konsiderueshëm sa u përket mjeteve për matjen e energjisë së përdorur dhe atyre të manipulimit të pajisjeve për matje dhe kohët e fundit mashtrimet e lidhura me vjedhjen e korrentit nuk mund të bëhen nga njerëzit e zakonshëm. Këtë e bëjnë njerëz me kompetencë speciale dhe ndoshta bëhet fjalë për ish-nëpunës të operatorëve të transmetimit të energjisë elektrike, për të cilët vjedhja e energjisë elektrike është një biznes fitimprurës. Kështu e shpjegoi problemin e përdorimit ilegal të energjisë elektrike Ivan Ivanov – kryetari i Entit rregullator të energjisë dhe ujit, në kuadrin e diskutimi të organizuar posaçërisht për këtë temë me qëllim që të prezantohen të gjitha pikëpamjet dhe që të mblidhen propozime për ndryshime urgjente të Ligjit për energjetikën.

Në diskutim morën pjesë Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova, deputetë nga partitë e ndryshme parlamentare dhe përfaqësues të operatorëve të transmetimit të energjisë elektrike – CEZ, Energo-Pro dhe EVN. 

Valentin Nikollov – zëvendëskryetari i komisionit parlamentar për çështjet e energjetikës, shprehu gatishmëri për diskutimin e propozimeve konkrete për ndryshime urgjente në Ligjin për Energjetikën, sepse shoqëria tashmë tregon tolerancë zero ndaj vjedhësve të korrentit nga rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike.

Kush po vjedh rrymë elektrike? Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë dhe Ujit vjedhjet e kryera nga romët janë më pak se 10%, kurse mbi 50% prej tyre kryhen nga organizata të ndryshme të biznesit, nga hotele, restorante, fabrika dhe objekte të tjera me përdorim të konsiderueshëm të korrentit.

Diskutimi i zhvilluar mbi këtë temë është i dyti me radhë. I pari ishte në vitin 2016, kur ligji i atëhershëm nuk i jepte mundësi Entit Rregullator që të përcaktojë një afat kohor për imponimin e sanksioneve dhe vlerën e tyre. Tri vjet më vonë janë bërë mjaft amendamente dhe ndryshime, të cilat japin shpresë se vjedhjet e korrentit do të bëhen akoma më pak me ndihmën e shtetit. “Nga Enti Rregullator i Energjisë dhe Ujit pritet se do të ndalojë vjedhjet, por roli i tij është që të caktojë rregullat për matjen e sasive, siç edhe mënyrat dhe rregullat e llogaritjes së sasive, siç edhe mënyrat e ri-llogaritjes së energjisë së përdorur që nuk ka qenë regjistruar” – shpjegoi Ivan Ivanov dhe vazhdoi:

Mashtrimet më të shpeshta janë lidhur me ndryshimin e skemës së lidhjes së objekteve në rrjetin elektrik ose me lidhjen fare të paligjshme të objekteve. Në të dyja rastet llogaritja e shumës për pagim është e ndryshme dhe afati për shlyerjen e sanksioneve në rastin e parë është 90 ditë, kurse në rastin tjetër është 180 ditë. Kështu shumat që duhet të paguhen nga shkelësit e ligjit janë midis 1 mijë dhe 10 mijë leva. Dua të them se Enti nuk përpiqet të nënvlerësojë problemin me vjedhjet, kurse kërkon balancë – për këtë arsye përpiqemi që gjobat, të cilat i caktojmë të jenë të drejta dhe në të njëjtën kohë të kenë efekt parandalimi. Mirëpo mënyra e vetme për pakësimin e numrit të vjedhjeve në mënyrë afatgjatë nuk janë sanksionet, por janë mundësitë teknologjike që i kanë mjetet bashkëkohore të matjes. Nga raporti i njërit prej operatorëve të energjisë i prezantuar para nesh është e dukshme se në sajë të masave të ndërmarra të parandalimit, vjedhjet nga rrjeti i tij janë ulur 30%. Përveç kësaj një nga shoqëritë e shpërndarjes së rrymës elektrike ka montuar 1 milionë elektrometra për matje të largët dhe në sajë të kësaj tentativat për vjedhje janë ulur në mënyrë të ndjeshme. Këto aparate monitorohen me anë të internetit dhe çdo përpjekje për manipulim regjistrohet. Kur ato regjistrojnë ndonjë vjedhje ekipet e shoqërisë dhe të policisë menjëherë reagojnë. Në shumicën e rasteve klientët që kanë bërë përpjekje për mashtrim paguajnë menjëherë dhe s’ka nevojë për procedura gjyqësore. Kjo është zgjidhja afatgjatë e problemit me vjedhjet e korrentit” – pohon shefi i Entit Rregullator Ivan Ivanov.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!"

Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..

botuar më 25-11-05 2.30.MD
Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD