Bullgaria kufizon në lindje me Detin e Zi. Prandaj nuk është e rastit se ka kaq shumë legjenda kushtuar detit. Sipas një prej tyre ai e ka këtë emër për shkak të anijembytjeve të shumta.
Çfarë misteresh i mbulojnë ujërat e Detit të Zi? Këtë pyetje e bën Hans K. Rausing, themeluesi i Expedition and Education Foundation. Duke e kërkuar përgjigjen Rausing ka krijuar dhe sponsorizuar Black Sea MAP – një prej projekteve më të mëdha për arkeologji detare në botë. Udhëheqësi i projektit është prof. John Adams nga Universiteti Southampton. Sipas planeve paraprake projekti duhej të realizohej në Turqi. Por par shkak të disa problemeve me burokracinë turke ekipi mori vendim që studimi të zhvillohet në ujërat bullgare të Detit të Zi. Bullgaria i zgjidhi shumë shpejt çështjet administrative, duke u dhënë dritë jeshile studimeve, të cilat u zhvilluan nga viti 2015 deri në 2017. Nga ana bullgare udhëheqës të projektit Black Sea MAP ishin doc. Ljudmill Vagalinski, atëherë drejtor i Institutit Arkeologjik Kombëtar me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, dhe dr. Kalin Dimitrov nga Qendra e Arkeologjisë Nënujore në Sozopoll. Shkencëtarët zhvilluan studimet e tyre me aparaturën më moderne, të vendosur në një platformë të robotizuar, të udhëhequr me telekomandë, e cila lëvizej mbi vetë fundin e detit. Grumbulloheshin të dhëna për anijembytjet dhe për ndryshimin e nivelit të Detit të Zi pas periudhës së fundit të akullt.
Sipas fjalëve të dr. Kalin Dimitrovit gjatë kësaj periudhe përvijimet e rripit tonë bregdetar të Detit të Zi kanë pësuar ndryshime të mëdha:
“Niveli i Detit të Zi ka një minimum, i cili ka qenë me thellësi mbi 100 metra në kulmin e periudhës së akullt. Atëherë një pjesë e madhe e ujërave në gjysmërruzullin verior janë grumbulluar si akuj. Gjatë etapës tjetër, me shkrirjen e akujve, niveli i detit është rritur, por lidhja me Bosforin ka mbetur e pandërprerë. Ndoshta ka pasur ndonjë periudhë, kur Deti i Zi ka qenë me ujëra të ëmbla, sepse ujërat që janë derdhur në Detin e Zi ka qenë më shumë sesa avullimi. Në fakt në një moment ai ka qenë me një nivel më të lartë nga ai i Detit Mesdhe. Bosfori ka qenë i hapur, por përmes tij ka kaluar ujë drejt Detit Mesdhe. Pas kësaj me shkrirjen e akujve niveli i oqeanit botëror është rritur dhe procesi është kthyer. Uji i Detit të Zi është bërë i kripur.”
Kjo që u ka bërë përshtypje më të madhe studiuesve është:
“Numri i madh i anijeve të drunjta të mbytura dhe gjendja e tyre jashtëzakonisht e mirë –thotë Kalin Dimitrov. –Gjatë vitit të dytë dhe vitit të tretë studiuam 61 anije. Ato i përkasin periudhës, ku në bregdet kanë banuar kolonialistët grekë deri në shekullin 19. Këto anije janë dislokuar në një thellësi prej mbi 2 km deri në 40-50 metra në dy zona të mëdha, të cilat i kemi studiuar. Njëra është para bregdetit jugor bullgar, ndërsa tjetra – në bregdetin verior, nëpër trasenë e gazsjellësit të parealizuar “Rryma Jugore”.
Datimi i këtyre anijeve përputhjet me datimin e objekteve arkeologjike në tokë. Ato na japin informacion për kulmin e zhvillimit ekonomik të regjionit të Detit të Zi – gjatë epokës romake dhe epokës së hershme bizantine, për marrëdhëniet me Evropën Perëndimore. Sipas datimit të anijembytjeve kontaktet e para janë nga shekulli 13. “Kjo është një mundësi të studiohet historia e rajonit të Detit të Zi” – thotë Dimitrov dhe shton:
Anijembytjen më të hershme që kemi studiuar, e quajtëm “Anija e Odiseut”. Bëhet fjalë për një anije nga fillimi i shekullit 4 para Krishtit, e cila shtrihet në një thellësi prej 1700 metrash në zonën veriore. Ajo ndoshta ka qenë ushtarake, ose ushtarake-tregtare. Praktikisht ajo është identike me anijen, e cila mund të shihet në një vazo shumë të njohur greke me figura të kuqe, që ruhet në Muzeun Britanik. Atje është pikturuar miti për Odiseun, i cili kalon afër sirenave.”
Krahas studimeve të anijeve në detin e hapur filloi një projekt për gërmimin e një objekti arkeologjik të zbuluar në fund të viteve 70 të shekullit të kaluar para grykëderdhjes së lumit Ropotamo – një vendbanim nga epoka e hershme e bronzit.
Shkencëtarët shpresojnë se studimet e pasurive nënujore arkeologjike të Detit të Zi nuk do të përfundojnë dhe se do të ketë akoma sponsorë që do ta përkrahin vazhdimin e projektit Black Sea MAP.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Black Sea MAP / Qendra e Arkeologjisë Nënujore, Sozopoll
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..