Militantë të armatosur në Jemen ndaluan shkabën Nelsen (Gyps fulvus), e cila mban unazë të vendosur në Bullgari. Organizatat evropiane për mbrojtjen e shpendëve bëjnë thirrje për lirimin e shpendit. Nelson është një nga pak shkabat në Bullgari. Është importuar nga Spanja dhe është liruar në Bullgari nga Fondi për Natyrën e Egër. Gjatë migrimit vjetor shpendi ka devijuar rrugën e fluturimit të trumës së vet, ka kaluar mbi Turqinë dhe mbi pjesën më të madhe të Gadishullit Arabik dhe më në fund është kapur në Jemenin Jugor. Luftëtarët kanë menduar GPS-in e vendosur në këmbën e shkabës për një pajisje spiuni, kurse unazën e saj për një kamerë të vogël. Kanë supozuar se shpendi është dërguar nga organizata shiite “Husët”, e përkrahur nga Irani. Nga Fondi për Natyrën e Egër kanë kuptuar për këtë nga vetë luftëtarët që e kanë kapur shkabën, sepse ata kanë dërguar një mesazh SMS me tekst: “Shqiponjë e kapur në Jemen. Ndoshta është e juaj”. Mesazhi është dërguar në celularin e shkruar nga ambientalistët në unazën e shpendit. Po zhvillohen negociata për lirimin e tij.
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e..