Mitologji dhe erotikë gërshetohen në ekspozitën e re të Donço Donçevit në galerinë e kryeqytetit “Valer”. Piktori na zbulon një botë plot kontraste.
Donço Donçev ka lindur në vitin 1974 në Gabrovo. Ka filluar të mësojë art figurativ në Shkollën e Mesme të Arteve në Trajvna – qendër e shkollës së arteve të Rilindjes, е cila e ka zanafillën e vet më shekullin XVII. Tema të dashura të Donço Donçevit janë kali, forca dhe fisnikërinë e tij, arlekinët, klounët dhe mitologjia, demat, figurat femërore etj.
Që nga viti 2000 ai punon në atelienë e vet në Sofje dhe udhëton për t’i prezantuar projektet e veta në Evropë. Veprat e tij janë ekspozuar në Cyrih, Bern, Lihtenshtajn, Lajpcig, Vjenë, Bruksel, Stamboll, Izmir etj.
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..