Bullgaria është në vendet e para në studimin e zhvilluar ndër 85 investitorë prijës gjermanë në Evropën Qendrore dhe Lindore sa i përket barrës së tatimit dhe kostos së punës. Sa i përket qëndrueshmërisë politike, sociale dhe politike, niveli i kënaqësisë ndër investitorët gjermanë është mbi atë mesatar për Evropën Qendrore dhe Lindore – 31%. Bullgaria ndodhet në vend të nëntë duke pasur parasysh zhvillimin e infrastrukturës. Pozitive janë tendencat e lidhura me besimin në administratën publike. Bullgaria është në një nga vendet e fundit në klasifikim sa i përket cilësisë së arsimit akademik. Ka nevojë për reforma edhe në arsimin profesional. Zgjidjen e këtyre problemeve sipas investitorëve mund ta kërkojmë në arsimin sipas sistemit dual dhe në përgatitjen e specialistëve në dega konkrete.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..