Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva dhe Ministrja e Serbisë për integrimin evropian Jadranka Joksimoviç diskutuan në Sofje marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje me interes bilateral në fushat e transportit dhe energjetikës. Ato shprehën dëshirën e tyre që fryma pozitive e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve do të zhvillohet në të ardhmen. Zaharieva pohoi se Bullgaria do të vazhdojë të përkrahë Serbinë në rrugëtimin e saj të integrimit evropian. Ministrja Joksimoviç nënvizoi dobitë e projekteve, të cilat po realizohen me përkrahjen bullgare në kuadrin e ndihmës për zhvillim. Përveç Serbisë, sivjet me financimin e projekteve të tilla për zhvillim, Bullgaria do të ndihmojë akoma tetë shtete të Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit Lindor, informoi Ministria e Punëve të Jashtme.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..