Mjekë dhe infermiere, të përkrahur nga prindërit, protestojnë për herë të dytë përpara spitalit të vetëm të specializuar në vend për shërim aktiv të sëmundjeve të fëmijëve - “Profesor Ivan Mitev “ në Sofje. Ata këmbëngulin për ndryshim të statutit të spitalit i cili në këtë moment është “shoqëri tregtare”. Mjekët këmbëngulin për rritje të rrogave, për dhënien e një statuti të posaçëm spitalit dhe për zhdukjen e limiteve për veprimtari. Sipas tyre ndryshimi i statutit do të garantojë një financim të vazhdueshëm adekuat të spitalit. Në rast se nuk dëgjohen, mjekët mendojnë të organizojnë një protestë të re me bllokimin e udhëkryqeve në kryeqytet.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..