Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla bullgare në Lisbonë do të presë Pashkën me vezë të lyera, mish të pjekur në hell dhe kozunak

Të njohësh atdheun tënd përmes fjalëve të para të shqiptuara në mënyrë jo shumë bindëse, kujtimeve të huaja dhe mësimeve dhe pas kësaj me një laps imagjinar ta pikturosh në ngjyra. Shkolla e mijëra fëmijëve bullgarë nëpër botë duket frymëzuese dhe bile magjepsëse. Në të ata mbledhin copëza prej dijeve, përjetimeve dhe ëndrrave, të cilat i rendisin në një kaleidoskop të larmishëm dhe trillojnë Bullgarinë e vet. Një nga këto qendra është shkolla bullgare e ditës së diel në Lisbonë. Ajo i ka hapur dyert gjatë vitit 2009 me mision edukativ dhe atdhedashës mes bashkësisë sonë në Portugali.

"Kur fillova punë gjatë vitit 2011, në shkollë shkonin rreth 20 fëmijë, kurse tani janë 40 – tregon drejtoresha Rumjana Davidova. Pjesa më e madhe prej tyre janë nga familje të përziera bullgaro-portugjeze, por kemi dhe një vajzë, e cila nuk ka lidhje fisnore me Bullgarinë. Melisa nga Guineja po kështu do që të mësojë bullgarisht dhe të njihet me kulturën bullgare, me historinë dhe traditat për shkak të shoqes së saj e cila është bullgare. Që të gjithë fëmijët, bile dhe Melisa, mund të shkruajnë ,të lexojnë dhe të flasin mirë në gjuhën bullgare. Nxënësit tanë janë shumë të emocionuar, ata e vizitojnë shkollën me një gëzim të madh, sepse këtu “prekin” diçka të re dhe në të njëjtën kohë shumë interesante dhe të dashur. Më vjen keq se akoma nuk kemi hapur filiale në rajone më të largëta në Portugali, por ky do të jetë dhe qëllimi ynë për vitin e ardhshëm shkollor, sepse prindërit duan që fëmijët e tyre të frekuentojnë shkollë bullgare."

Fëmijët mësojnë në bazë të programit të Ministrisë së Arsimit, të ndarë në katër grupe sipas moshës, dhe në mësimet e tyre hyjnë gjuha dhe letërsia bullgare, historia dhe gjeografia. Por, cila është më e rëndësishmja – të flasin, të lexojnë dhe të shkruajnë në gjuhën bullgare ose të njohin Bullgarinë përmes fakteve nga historia e saj, jetesa dhe kultura?

"Të gjitha, me qenë se për nxënësit tanë Bullgaria është një nocion abstrakt – përgjigjet Rumjana Davidova. Disa prej tyre kanë udhëtuar deri në Bullgari një ose dy herë dhe për ta ajo është një vend i largët, deri tek i cili janë afruar për pak. Kështu që për ta çdo gjë është interesante dhe emocionuese, kurse për mua është me rëndësi që fëmijët fillimisht të mësojnë gjuhën bullgare, që të mund të komunikojnë midis tyre. Dhe pasi të dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, të ecin dhe drejt historisë dhe gjeografisë bullgare, drejt traditave dhe kulturës bullgare."

Çfarëdo që të mësojnë fëmijët, ajo detyrimisht kalon përmes emocioneve të tyre, me qëllim që të fillojnë ta ndiejnë Bullgarinë si atdheu i tyre.

“Gjithmonë filloj me këtë se në Ballkan dhe në territorin e Bullgarisë kanë jetuar trakët – një nga popujt më të qytetëruar në lashtësi” – thotë drejtoresha. “Prandaj ne duhet të krenohemi me trashëgiminë e tyre. Tregoj dhe për këtë se vendi ynë është një nga shtetet e themeluara më herët jo vetëm në Evropë, por dhe në të gjithë botën. Fëmijët dinë po kështu se kush e ka themeluar shtetin bullgar, si bullgarët i kanë zhvilluar betejat dhe luftërat e tyre të suksesshme. Iu tregoj për mbretin Simeon, çfarë kanë arritur mbretërit e tjerë, sesi mbreti Boris I pranon nxënësit e shenjtorëve Kirill dhe Metodij (të cilat na kanë lënë shkronjat) dhe sesi Bullgaria bëhet atdheu i shkrimit sllav. Jo rastësisht shkolla mban emrin e Vëllezërve të Shenjtë dhe në kopshtin e ambasadës kemi një monument të tyre. Nxënësit mësojnë akoma, se edhe sikur vendi ynë të jetë një vend i vogël për nga territori, ai gjendet në një vend strategjik dhe për më tepër se ne duhet të mendojmë dhe për të ardhmen e tij”.

Rreth shkollës bullgare prindërit e fëmijëve kanë krijuar një bashkësi të vogël, e cila çdo fundjavë kalon nga disa orë bashkë. Në festat bullgare po kështu mblidhen bashkë – kështu ka qenë në ditën e Krishtlindjeve, kur televizioni portugez ka xhiruar kukerët bullgarë /njerëz të maskuar/ dhe djemtë që vizitojnë shtëpitë duke kënduar dhe uruar shëndet dhe bеgаti, kështu do të jetë dhe në ditën e Ringjalljes së Krishtit. Në prag të Pashkës do të lyejnë vezë, do të bëjnë kozunak/panetone/ byrek dhe pite, do të pjekin mish në hell dhe do ta ndajnë festën me të gjithë ata, të cilët dëshirojnë që ta festojnë Pashkën në mënyrë bullgare në një piknik në parkun rreth Lisbonës. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Mjedisit dhe e Ujërave: Digat janë në nivele kritikisht të ulëta, por nuk janë shkaku i mungesës së ujit

Verë, temperatura të larta, gjendje pushimi. Por për fat të keq me verën nuk vijnë vetëm emocione pozitive, por edhe probleme reale dhe shumë serioze. Kështu, për shembull, gjatë vitit të kaluar 2024, mbi 400 vendbanime në të gjithë Bullgarinë, ndër të..

botuar më 25-06-27 8.00.MD
Rektorja e Universitetit të Ruses, doc. Desisllava Atanasova dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR, Milen Mitev

Ura drejt bullgarëve në Moldavi: Radioja Kombëtare Bullgare do të bashkëpunojë me Universitetin e Ruses në Taraklia

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të universitetit në Taraklia, Moldavi. Kjo u bë e ditur pas një takimi midis drejtuesve të të dy..

botuar më 25-06-27 3.51.MD

Ekzaminime mjekësore falas për bullgarët në Gollobordën e Shqipërisë

Për të dytin vit radhazi, Kolegji Mjekësor i Universitetit Trak në Stara Zagora (Bullgaria Jugore) po organizon ekzaminime mjekësore falas në Shqipëri. Një ekip prej 22 specialistësh është duke punuar nga 26 deri më 28 qershor 2025 me pacientë në..

botuar më 25-06-26 7.45.MD