Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov ishte për vizitë pune në bashkinë Kriva Palanka. Me kryetarin e bashkisë Borjanço Micevski ai bisedoi për projektin për të rinjtë dhe sportin, i cili po realizohet në bashki me ndihmën e ambasadës. Misioni bullgar ka lëshuar për restaurimin e stadiumit 73 mijë euro. Në takim është diskutuar dhe maratona, e cila do të zhvillohet në fillim të muajit maj në itinerarin e Korridorit numër 8 – nga Deti i Zi deri në bregdetin e Adriatikut, duke kaluar përmes qytetit Kriva Palanka. Kryetari i baskisë shtoi se kanë diskutuar mbi të gjitha projektet e realizuara në kuadrin e programeve për bashkëpunim transkufitar ndërmjet të dyja vendeve.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..