Për shkak të interesit të madh publik ndaj marrëveshjes për blerjen e aktivëve të “CEZ Group” në Bullgari, Komisioni për Mbikëqyrje Financiare filloi kontrollime në “Eurohold Bullgaria” SHA dhe në shoqëritë kryesore të holdingut. Kontrollohet gjendja financiare dhe kapaciteti i holdingut, duke pasur parasysh blerjet e ardhshme, ndër të cilat do të jenë blerjet e kompanisë “CEZ Distribution Bulgaria” SHA dhe “CEZ Elektro Bulgaria”. Sipas ligjit operatorët e shpërndarjes së energjisë elektrike janë pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare dhe evropiane dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në çështjet e sigurisë kombëtare.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..