Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ish-Ministri i Energjetikës Rumen Ovçarov përsëri dërgohet në gjyq

Rumen Ovçarov
Foto: BGNES-arkiv

Ish-Ministri i Energjetikës Rumen Ovçarov dhe akoma dy veta përsëri do të ngrihen në gjyq për paaftësi të qëllimshme, që i ka shkaktuar dëme prej 12 mln eurosh minierës më të madhe në Bullgari për nxjerrje nëntokësore qymyrguresh “Mini Bobov Doll”. Aktakuza kundër të treve u parashtrua në Gjykatën e Specializuar Penale. Prokuroria parashtron aktakuzë për kazusin e njëjtë kundër Ovçarovit për herë të dytë, pasi herën e parë procesi u ndërpre nga gjykata e specializuar. Këtë herë akuza do të marrin edhe ish zëvendësja e Ovçarovit Anna Janeva dhe ish-drejtori ekzekutiv i “Mini Bobov Doll” Pllamen Stefanov, ndërsa dëmet në akuzë kanë ndryshuar nga 4.5 mln euro në 12 mln.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 gushtin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – 14°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Në disa zona, kryesisht në rajonet malore, priten reshje të shkurtra..

botuar më 25-08-06 7.35.MD

Kisha e vetme prej druri në Bullgari kremtoi festën e saj

Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec (në malin Rilla) - kisha e vetme prej druri në Bullgari – kremtoi sot festën e saj. Një liturgji hyjnore episkopale u kremtua nga Peshkopi Gerasim i Mellnikut, sekretar i Sinodit të..

botuar më 25-08-06 6.37.MD

“Po e Vazhdojmë Ndryshimin" fillon një peticion "Bullgaria nuk shitet"

"Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) po fillon një peticion kundër shitjes së mbi 4400 pronave shtetërore nga qeveria, raportoi qendra e shtypit e partisë, e cituar nga BTA. Peticioni është nën moton "Bullgaria nuk shitet!". Partia thekson se para pushimit..

botuar më 25-08-06 5.57.MD