Papunësia në Bullgari gjatë muajit mars është ulur deri në 4,6%. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2000, kur Eurostat filloi të publikonte të dhëna për vendin tonë. Gjatë shkurtit të këtij viti papunësia ka qenë 4.7 %. Një vit më herët pa kontratë pune në Bullgari ka qenë 5,3% e popullsisë së aftë për punë në vend. Papunësia në BE gjithashtu po ulet dhe gjatë muajit mars ajo ka qenë 6,4%, ndërsa në eurozonë ka arritur deri në 7,7%. Nivelet rekorde të papunësisë në mbarë BE-në tregojnë se ka pak të ngjarë që të ketë recesion ekonomik. Të paktën teorikisht, papunësia e ulët në Bullgari duhet të përkrahë shpenzimet e konsumatorëve dhe respektivisht ekonominë, e cila gjatë vitit 2018 vuante nga eksporti i dobët.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..