Mbi 80 000 janë shtetasit evropianë, të cilët janë sëmurur nga fruthi gjatë vitit 2018. Mbi 70 janë rastet e vdekjes për shkak të kësaj sëmundjeje, që është me 33 më shumë nga 2017-ta, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Prevencë dhe Kontroll të Sëmundjeve. Përfaqësuesit e dy organizatave janë të shqetësuar, sepse numri i të infektuarve po vazhdon të rritet edhe në fillim të vitit të tanishëm në disa vende, si Bullgaria, Franca, Polonia, Çekia, Belgjika dhe Irlanda. Fruthi është një sëmundje, që mund të shkaktojë probleme të mëtejshme. Zakonisht ato kanë të bëjnë me sistemin jashtëqitës, të dëgjuarin, mushkëritë dhe trurin, ndërsa vdekshmëria është 1: 1000. Gruaja me barrë e infektuar me fruth mund ta humbasë foshnjën, ose ajo të lindet para kohe. Problemet neurologjike të shkaktuara nga fruthi mund të shfaqen disa vite më vonë. Prandaj sipas epidemiologëve çdonjëri i cili nuk ka alergji, sëmundje imune, ose kundërindikacione të tjera, duhet të imunizohet, që ta ruajë në këtë mënyrë si vetveten, ashtu dhe të tjerët, të cilët për një ose tjetër shkak nuk janë imunizuar.
Me rastin e Javës Evropiane të Imunizimit /24-30 prill/ u paraqit një statistikë aktuale, e cila tregon se rastet e fruthit në Bullgari janë 497. Më shumë (146) janë të sëmurët në rrethin e Sofjes. Po shuhet vatra e në rrethin e Bllagoevgradir, por po përhapet në rajonin e Sofjes. Megjithëse qytetarët e moshës deri në 18 vjeç janë me sigurime shëndetësore të paguara nga shteti dhe vaksinat janë përfshirë në këto sigurime, ka fëmijë, të cilët nuk janë imunizuar, vuri në dukje inspektori shëndetësor dr. Angell Kunçev:
7% e fëmijëve nuk e kanë marrë vaksinën e tyre të parë kundër fruthit në moshën 13 muaj, ndërsa 13 % nuk e kanë marrë vaksinën e dytë në moshën 12 vjeç. Tjetër është çështja se duke e bërë analizën e këtyre grupeve – kush dhe pse nuk e ka marrë vaksinën, konstatojmë se shkaqet për këtë janë dhjetëra. Bëhet fjalë për bashkësinë rome dhe për prindërit, të cilët kanë qëndrim negativ ndaj vaksinave – saktësoi Kunçev dhe shtoi se tek popullsia rome, e cila përbën 76% të rasteve të konstatuara të fruthit, problemi më i shpeshtë është lidhur me vështirësi në gjetjen e fëmijëve dhe me vaksinimin e tyre, por në përgjithësi ata nuk janë kundër vaksinimit. Krejtësisht i ndryshëm është qëndrimi i përfaqësuesve të lëvizjeve kundër vaksinave në përgjithësi. Sipas inspektorit duhet të kufizohet ndikimi i këtyre aktivistëve mbi prindërit e tjerë. Sa u përket njerëzve të vdekur si rrjedhim i vaksinimit, argumente me të cilët kundërshtarët e vaksinave i përkrahin tezat e veta, po të ketë informacion të tillë ai duhet t’i dërgohet Agjencisë Ekzekutive për Ilaçet, që të zhvillohet kontrolli i domosdoshëm, është kategorik dr. Kunçev.
Përfaqësuesi i Zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Siddhartha Sankar Dattas theksoi se efekti i një vaksinimi mund të jetë vetëm pozitiv, sepse ka shumë shembuj se si në saje të vaksinave janë mjekuar, madje janë zhdukur dhe harruar sëmundje shumë të rrezikshme në Evropë si poliomieliti për shembull. Ai u bëri apel mediave dhe politikanëve për ta informuar më aktivisht shoqërinë për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaMe rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..