Gjatë vitit 2018 vija e varfërisë në Bullgari ka qenë 179 euro për muaj për një person familjeje. Në kushtet e varfërisë jetojnë 1,55 mln. veta, apo 22% prej popullsisë, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo do të thotë 114 mijë veta ose 7% më pak në krahasim me vitin 2017. Më e ulët është vija e varfërisë në qarqet Pazarxhik dhe Montana – 122 euro, kurse më e lartë është ajo në Sofje – 261 euro. Pjesa e të varfërve është më e madhe ndër të papunët – 56,6%. Nga pikëpamja e përkatësisë etnike më shumë të varfër ka ndër romët – 68,3%, kurse më pak janë ata ndër bullgarët – 15,6%. Ndër bullgarët e varfër më shumë janë pensionistët – 48,7%, derisa më shumë të papunë ka ndër romët – 39,2%. Më e madhe është pjesa e të varfërve në qarqet Montana, Veliko Tërnovo, Lloveç dhe Sliven.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..