Tema për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Bullgari që prej një kohe të gjatë është përfshirë në rendin e ditës të shoqërisë. Vetëm në kryeqytet numri i godinave-monumente te kulturës është rreth 800. Problemet me statutin e tyre, të dhënë nga Instituti Kombëtar për Trashëgimi Kulturore të Paluajtshme janë një nga pengesat përpara pronarëve që të ndërmarrin veprime për restaurimin dhe konservimin e tyre.
Duke e kuptuar rëndësinë e trashëgimisë arkitekturore për pamjen e qytetit, Bashkia e Kryeqytetit përpiqet të ruajë një pjesë nga kjo pasuri në kuadrin e mundësive të veta. Në lidhje me këtë është punuar një program i specializuar bashkiak “Trashëgimia kulturore”, nga i cili do të mund të përfitojnë pronarët e godinave të ngjashme, të cilët hasin vështirësi të fillojnë rinovimin e tyre. Sipas zëvendëskryetarit të bashkisë mbi kulturën dhe arsimin Todor Çobanov, ideja e programit të bashkisë është që të ndihmojë përgatitjen e projekteve si për remont kryesor të përgjithshëm, kështu dhe vetëm për punë nëpër fasadë, me të cilën pronarët më lehtë dhe shpejt të mund të sigurojnë financim.
Pavarësisht nga vështirësitë, me të cilat ndeshet mirëmbajtja e godinave të ngjashme, nuk mungojnë dhe shembuj për monumente të ruajtura arkitekturore. I tillë është rasti me pronat në rrugën emblematike të kryeqytetit “Ivan Vazov”, e cila ka ruajtur shembuj të shquar nga epokat e ndryshme arkitekturore. Mes tyre janë “Godina e bankierëve”, e ndërtuar gjatë vitit 1912, si dhe banesa më e lartë në Sofje në fillim të shekullit të 20 – shtëpia e sipërmarrësit Hristo Gendoviç. Që të dyja janë vepër e arkitektit të njohur bullgar Nikolla Llazarov, i cili ka projektuar godinën e Klubit Ushtarak, zgjerimin e pallatit mbretëror dhe akoma shumë kryevepra arkitekturore.
Rruga “Ivan Vazov” fsheh historitë dhe të godinave të tjera origjinale. Një shembull është shtëpia e gjeneral-majorit Dimitër Perniklijski, e dëmtuar nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore, kurse gjatë vitit 2015 e shembur deri në themel.
Në dallim të shtëpive të tjera të shumta, të zhdukura pa lënë gjurmë nga peizazhi i qytetit, kjo godinë sot është e rivendosur, me dëshirë të pronarit të saj të ri - konsulli i nderit i Lituanisë tek ne Raço Ribarov. Gjatë ndërtimit të dytë ndërtuesit i kushtojnë një vëmendje të veçantë fasadës nga ana e rrugës. Arkitektët e përcaktojnë stilin e godinës si një "lexim bullgar" i art nouveau. Fasada është e rivendosur me ornamentikën e pasur dhe karakteristike nga ajo periudhë, që rikujton drugdhendjen.
Jo më pak intriguese është dhe historia e pronarit të saj të parë të lindur në qytetin Samokov, Dimitër Perniklijski, të cilën e tregon asistenti i përgjithshëm, doktori Stojan Nikollov nga Muzeu Kombëtar Ushtarako-Historik:
“Me rivendosjen e shtetësisë bullgare si rezultat i Luftës Çlirimtare Ruso-Turke, vendi fillon përgatitjen e kuadrove personale të oficerëve. Krahas me studentët, të cilët arsimohen në shkollën ushtarake, bullgarë të rinj e të zgjuar janë dërguar për të mësuar dhe në Perandorinë Ruse. I tillë është rasti i Dimitër Perniklijskit. Ai është i dërguar në Shkollën Ushtarake në Elisavetgrad /Ukraina e sotme/ ku përfundon studimet në degën e artilerisë. Shkolla është e kalorësisë, por gjatë vitit 1881, 31 oficerë bullgarë me sukses e përfundojnë arsimin e vet dhe kthehen në Mbretëri. Më 8 shtator në të njëjtin vit Perniklijski është i emëruar në gradën e “nëntogerit” dhe e fillon karrierën e vet si oficer i ri në repartin e parë të artilerisë së Sofjes, që është zgjeruar në Regjimentin e Artilerisë së Parë. Në Luftën Serbo-Bullgare nga viti 1885 është komandant i bataresë së 6 në Regjimentin e Artilerisë së parë, me të cilin ka marrë pjesë në mbrojtjen e qytetit Slivnica dhe të pushtimit të qytetit Pirot. Këto janë dy nga betejat më të mëdha në luftën dyjavore Serbo-Bullgare.”
Pas Luftës së Parë Botërore, gjeneral-majori Dimitër Perniklijski i përkushtohet veprimtarisë produktive shkencore dhe është një nga krijuesit e botimit të specializuar ushtarak “Pasqyra e Artilerisë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Danaill Stoimirov, lifebites.bg dhe museumsamokov.blogspot.com
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..