Me një ceremoni përurimi të flamujve luftarakë dhe flamujve të shenjtë të ushtrisë në Sofje u shënua Dita e Trimërisë dhe Festa e Ushtrisë Bullgare-6 maj. Përpara përfaqësuesve të forcave të ndryshme të armatosura në qendër të kryeqytetit, Presidenti dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Rumen Radev theksoi se shumë pak shtete në botë kanë arritur të ruajnë emrin e vet, besimin dhe gjuhën pavarësisht nga peripecitë dhe sprovat e kohës, dhe në qoftë se Bullgaria është një prej tyre, kjo është sepse populli ynë gjithmonë e ka ndier domosdoshmërinë e unitetit midis shpatës, frymës shpirtërore dhe fjalës. Pas kësaj u zhvillua një paradë ushtarake me pjesëmarrjen e teknikës së Forcave Tokësore dhe Ushtarako-Ajrore. Sivjet në paradë u përfshi dhe klubi “Vëllezër në Armë” me prezantimin e teknikës nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..